Shqipëria Postuar më 29 Janar 2026, 12:29

Pagesat, shërbimi më i digjitalizuar nga bankat - BSH: Përvoja me klientin, në vend të dytë. Kredia dhe menaxhimi i rrezikut, akoma në sportel

Nga Ledina Elezi

Pagesat, shërbimi më i digjitalizuar nga bankat - BSH: Përvoja me

Bankat shqiptare kanë digjitalizuar një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve të tyre, sidomos në fushën e pagesave. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka e Shqipërisë, 58.8% e bankave e vlerësuan nivelin e tyre të digjitalizimit si “të lartë”, ndërsa 41,9% e vlerësuan atë si “mesatar”.

Në fushën e pagesave, 23.78% e bankave deklarojnë një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi dhe 49.9% raportuan një nivel “të lartë”. Kjo është në linjë me tendencat globale të rrugëtimit digjital, ku në fazat e para të transformimit digjital bankat shpesh i japin përparësi shërbimeve të pagesave për shkak të rolit të tyre kritik në angazhimin dhe komoditetin e klientëve.

Shërbimi ndaj klientit vlerësohet fusha e dytë më e digjitalizuar, ku 42.56% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e kësaj fushe si “i lartë”. Kjo tregon fokusin në rritje të sektorit në përmirësimin e përvojave të klientëve përmes kanaleve digjitale dhe automatizimit, duke adresuar pritshmëritë në zhvillim të klientëve për shërbim bankar të pandërprerë.

Nga ana tjetër, operacionet e brendshme, veçanërisht funksionet back-office, tregojnë nivele të moderuara digjitalizimi. Një pjesë e konsiderueshme e bankave (58.8%) e vlerësuan këtë fushë si “të lartë”, ndërsa një segment më i vogël (8.2%) raportoi nivele “të ulëta” të adoptimit digjital. Transformimi digjital në proceset back-office është thelbësor për efikasitetin operacional dhe reduktimin e kostos, megjithëse disa banka mbeten në fazat e hershme të këtij tranzicioni.

Shërbimet e kredisë dhe menaxhimi i rrezikut janë fushat më pak të digjtalizuara, ku 27.88% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e shërbimeve të kredisë si “të ulët”, dhe disa madje tregojnë një nivel shumë të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, menaxhimi i rrezikut ka përjetuar adoptim të kufizuar digjital, duke pasqyruar një qasje të kujdesshme ndaj këtyre fushave të rëndësishme të biznesit bankar, ku gabimet mund të kenë pasoja të rëndësishme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat