Mbi 20 mijë biznese të reja u çelën në 2025-ën/ Tirana udhëheq Shqipërinë, kryeson shitja me pakicë

Viti 2025 ka shënuar një bum sa i takon iniciative të reja të biznesit. Regjistrimet e bizneseve të reja rezultuan me rritje të ndjeshme vitin që lamë pas me 20,765 subjekte të reja, nga 17,500 në vitin 2024 dhe 16,853 në vitin 2023.
Referuar të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi me 2,185 subjekte, Vlora me 1,913, Fieri 1,173 biznese, Elbasani 873 dhe Shkodra 849, ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.
Sa i përket aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (5,341), ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor (2,878), ndërtimi (1,663), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (1,645), informacioni dhe komunikacioni (1,547), shërbimet administrative dhe mbështetëse (1,515) dhe transporti e magazinimi (1,433).
Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet, operatorë turistikë dhe shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore. Po ashtu janë dhënë 249 leje të reja, ku spikasin lejet mjedisore të tipit B, lejet për peshkim dhe shfrytëzim të faunës ujore dhe lejet minerare. Krahasuar me vitet e mëparshme, edhe ky tregues shënon rritje të qëndrueshme.
Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,596 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.
Gjatë vitit 2025, Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Krahasuar me vitet e mëparshme, volumi total i aplikimeve mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa vihet re rritje e aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe në fushën e licencave.
Shërbimet më të përdorura nga bizneset gjatë vitit 2025 lidhen kryesisht me Regjistrin Tregtar, ku kryesojnë dorëzimi i bilancit vjetor, ndryshimet për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe për personat fizikë, regjistrimi i personit fizik dhe pezullimi i aktivitetit. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, kërkesat më të shpeshta kanë qenë aplikimet e reja, ndryshimet, revokimet vullnetare dhe shtyrjet e afatit, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dominojnë aplikimet për regjistrim fillestar dhe për ndryshim të të dhënave.
Zjarret e verës së kaluar - Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashki
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin e dëmshpërblimeve për bashkitë, territoret e të cilave u prekën nga zjarret gjatë verës së......
Punimet për trenin Tiranë-Durrës-Rinas/ Rritet fondi për shpronësimet, një hap drejt finalizimit të punimeve
Qeveria ka shtuar fondin e shpronësimit të pronarëve që preken nga projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas, duke i hapur rrugë......
Ibrahimaj: Libri i Bardhë, udhërrëfyes i strategjive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e "Librit të Bardhë", një aktivitet të organizuar nga Shoqata e......
Shqipëria, e dyta në rajon për mjedisin e biznesit/ Qasja në kapital mbetet një fushë me potencial për përmirësim
StartupBlink ka publikuar indeksin në lidhje me inovacionin dhe mjedisin e biznesit për disa nga shtetet e botës. Sipas këtij raporti, Shqipëria mban vendin......
AAPSK publikon katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të......
Konkursi ndërkombëtar i projektimit - Për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”
Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot......
Rritje në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan vijon edhe këtë të enjte të mos rikuperojë pikë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 80.3 lekë dhe është......
Pronat, në një regjistër të vetëm digjital - Si do të funksionojë kadastra fiskale? 2.5 milionë pasuri futen në sistem
Së shpejti pritet të jetë tërësisht funksionale Kadastra Fiskale, në të cilën do të integrohen në mënyrë digjitale të dhënat e të gjitha pasurive të......


