Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 13:42

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët - Flora Xhamani Baba: Kjo vjen për shkak të rënies së fluksit në kryeqytet

Nga Hamit Yzeiraj

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët - Flora

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në kryeqytet. Vetëm në 2 muajt e fundit janë të listuara gati 300 vende pune për kamarierë dhe banakierë në agjencitë e punësimit.

“Më shumë se baret dhe restorantet në Tiranë që normalisht u bie pak fluksi i njerëzve ose klientëve gjatë verës, kur gjithçka spostohet në bregdet, e vuajnë dhe njësitë në bregdet, të cilat po fillojnë t’i kompensojnë me njerëz që i marrin nga jashtë,” – shprehet ekspertja për punësimin Flora Xhamani Baba.

Rritja e ofertave sezonale, pagat e larta që arrijnë deri në 1.200 euro për kamarier në bregdet dhe puna joformale që shpesh ofrohet pa kontratë, janë faktorë që nxisin këtë zhvendosje masive.

“E lënë dhe punën në mes të sezonit, sepse dikush nuk e bën dot, dikush mendon që gjen një pagë më të mirë, qoftë edhe 100 mijë lekë të vjetra diku tjetër. Dhe kjo ndodh pasi tregu i punës nuk është i rregulluar,” – tregon ndër të tjera ekspertja.

Numri i bareve dhe restoranteve në kryeqytet është mesatarisht gati 67 për 10 mijë banorë, duke qenë ndër qytetet me treguesin më të lartë në Europë, çka do e vuajë gjetjen e punonjësve këtë sezon veror.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat