Britania forcon kapacitetet ushtarake - 1.5 miliardë paund për të ndërtuar gjashtë fabrika armësh
Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 1.5 miliardë paund për ndërtimin e gjashtë fabrikave të municioneve dhe energjisë, duke synuar "dekurajimin e kundërshtarëve".
Sekretari i mbrojtjes, John Healey, tha se fondet ishin pjesë e planeve për një tubacion armësh "gjithmonë aktiv" dhe do të mbështesnin prokurimin e deri në 7,000 armëve me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Rishikimi strategjik i mbrojtjes prej 130 faqesh do të përcaktojë kërcënimet me të cilat përballet Britania, duke përfshirë rrezikun "e menjëhershëm dhe urgjent" që paraqet Rusia. Drafti do të publikohet nga kryeministri Keir Starmer dhe do të mbështetet kryesisht në mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë.
“Mësimet e nxjera me vështirësi nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Putin tregojnë se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj. Ne po forcojmë bazën industriale të Mbretërisë së Bashkuar për të penguar më mirë kundërshtarët tanë dhe për ta bërë vendin të sigurt brenda dhe të fortë jashtë,” tha Healey.
Ai theksoi se industria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar do të bëhet “një motor për rritje ekonomike” dhe do të nxisë vendet e punës. Financimi i ri prej 1.5 miliardë paundësh do t’i çojë shpenzimet për municionet e Britanisë në 6 miliardë paund dhe do të mbështesë 1,800 vende pune, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministrat kanë njoftuar gjithashtu më shumë se 1.5 miliardë paund për të përmirësuar gjendjen e shtëpive ushtarake duke kryer riparime urgjente, të tilla si rregullimi i kaldajave dhe çative, si dhe trajtimi i lagështirës.
Shqyrtimi nuk pritet të përcaktojë angazhime të reja për shpenzimet e mbrojtjes, por në vend të kësaj do të përsërisë një angazhim të bërë nga Starmer në shkurt për të rritur buxhetin e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027 dhe në 3% në mandatin e ardhshëm.
Mendimi juaj

Investimet në ndërtim orientohen drejt turizmit/ Më pak leje për banesa, por rritet numri dhe vlera për hotelet
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes ndryshimeve të theksuara, të diktuara nga zhvillimet ekonomike dhe......

Linjat ajrore globale ulin parashikimin e fitimeve - Tensionet tregtare dhe problemet e furnizimit do të rrisin kostot
Linjat ajrore globale ulën parashikimin kyç për fitimet e industrisë në vitin 2025, duke fajësuar tensionet tregtare dhe rënien e besimit të konsumatorëve.......

Kush është presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki?!
Kandidati konservator mundi liberalin Rafał Trzaskowski me një diferencë të ngushtë prej 50.89% të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën.......

Shqiptarët, të parët për roaming me BE - Raporti i RCC: Brenda rajonit, shpenzojmë më pak minuta dhe internet
Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.......

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE paralajmëron për rreziqet mbi sistemin financiar tradicional
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, bëri thirrje për monitorim të afërt të rreziqeve të reputacionit me......

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore - Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu publikon rregullat
Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj. Një ditë përpara provimit të parë të Maturës......

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj në rënie pasi ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 86 lekë dhe duke u shitur me 87......

Gjermania “zgjeron” ushtrinë - Nevojiten deri në 260,000 trupa për të përmbushur kërkesat e NATO-s
Gjermania do të ketë nevojë për deri në 260,000 ushtarë aktivë për të përmbushur kërkesat në rritje të mbrojtjes të NATO-s, paralajmëroi kreu i sindikatës......