Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës/ Vengu: Tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi sot se operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale ai tha se aktualisht tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.
Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit.
Vengu theksoi se po punohet me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Ministri gjithashtu shprehu mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.

Cilat janë 10 bashkitë më të rrezikuara nga zjarret? - BB: Shqipëria, në nivele të larta ekspozimi. 900 ngjarje në 2 dekada
Në një kohë kur disa bashki në vend po përballen me zjarre dhe dëme të konsiderueshme, rreziku nga ky fenomen parashikohet në rritje. Në raportin e fundit......

SHBA, deficiti arrin në 291 miliardë USD - Shpenzimet tejkalojnë të ardhurat në korrik, pavarësisht tarifave
Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit me rreth 20% në korrik, duke arritur në 291 miliardë dollarë, pavarësisht se të ardhurat u shtuan me gati 21......

10 milionë euro evazion fiskal në dy vite – DPT: Subjekti tregtonte produkte blegtorale në Tiranë!
Gjatë një kontrolli të përbashkët të taskforcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në periferi të......

“Tarifat po sjellin triliona dollarë në SHBA” - Trump kritikon parashikimet pesimiste të Goldman Sachs
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tarifat po gjenerojnë “triliona” dollarë për ekonominë amerikane, pa nxitur inflacionin. Në një postim në......

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë - Prodhuesit paguajnë për furnizim, burimet e rinovueshme shpërdorohen
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga......

IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të......

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......