Cilat janë 10 bashkitë më të rrezikuara nga zjarret? - BB: Shqipëria, në nivele të larta ekspozimi. 900 ngjarje në 2 dekada
Në një kohë kur disa bashki në vend po përballen me zjarre dhe dëme të konsiderueshme, rreziku nga ky fenomen parashikohet në rritje.
Në raportin e fundit të publikuar nga Banka Botërore mbi ndryshimet klimatike, theksohet se nga vendet evropiane, Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të rrezikut nga fatkeqësitë dhe ekspozimit ndaj zjarreve në pyje, të cilat kanë prekur 95 përqind të bashkive shqiptare në dy dekadat e fundit.
Sipas Bankës Botërore nga viti 1995 deri në vitin 2015 janë regjistruar në total 900 ngjarje të zjarreve në pyje dhe vlera e dëmeve rezulton në 13.4 milionë lekë apo 134 mijë euro.
Bashkitë më të ekspozuara nga zjarret në pyje të rankuara sipas nivelit të rrezikut, sipas Bankës Botërore, janë Puka, Fushë Arrëzi, Mirdita, Himara, Delvina, Malësi e Madhe, Pusteci, Kukësi, Finiqi, Memaliaj.
Rreziku i lartë i zjarreve në pyje përfaqëson një rezultat mesatar në bashki prej 3 ose më të lartë, bazuar në rrjetin e rrezikut nga zjarret në pyje të CIMA-s i cili cakton një matie nga 1 (rreziku shumë i ulët) deri në 6 (rreziku shumë i lartë).
Referuar dokumentit të BB, pavarësisht një rënieje vjetore të reshjeve të parashikuara prej 8.5 përqind deri në vitin 2050, ndryshueshmëria sezonale e reshjeve parashikohet të rritet, duke sjellë reshje ekstreme dhe zjarre (23 përqind e sipërfaqes së mbjellë është tashmë nën rrezik mesatar deri të lartë të zjarreve) dhe thatësira pritet të ketë ndikime të konsiderueshme në bujqësi dhe infrastrukturën kritike të energjisë.
BB vë ne dukje se temperatura mesatare vjetore është rritur me 1°C që nga vitet 1960, dhe një klimë në ndryshim mund ta rrisë temperaturën mesatare vjetore me 2.4°C në 3.1°C deri në vitin 2050. Në këtë sfond, një rritje e ngjarjeve të nxehtësisë ekstreme do të ndikonte në produktivitetin e punës, vdekshmërinë dhe shëndetin, dhe do të shkaktonte si zjarre ashtu edhe thatësira.
Në fushën e popullsisë dhe vendbanimeve, një strategji gjithëpërfshirëse komunikimi për përshtatjen dhe ndërgjegjësimi për rrezikun e zjarreve janë komponentët kryesorë. Nga ana tjetër Banka Botërore sugjeron se duhet të punohet për zhvillimin e hartave të rrezikut në shkallë kombëtare për zjarret dhe krijimin e bazës së të dhënave për zjarret në pyje e cila llogaritet të ketë një kosto prej 1.3 milionë euro.

SHBA, deficiti arrin në 291 miliardë USD - Shpenzimet tejkalojnë të ardhurat në korrik, pavarësisht tarifave
Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit me rreth 20% në korrik, duke arritur në 291 miliardë dollarë, pavarësisht se të ardhurat u shtuan me gati 21......

10 milionë euro evazion fiskal në dy vite – DPT: Subjekti tregtonte produkte blegtorale në Tiranë!
Gjatë një kontrolli të përbashkët të taskforcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në periferi të......

“Tarifat po sjellin triliona dollarë në SHBA” - Trump kritikon parashikimet pesimiste të Goldman Sachs
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tarifat po gjenerojnë “triliona” dollarë për ekonominë amerikane, pa nxitur inflacionin. Në një postim në......

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë - Prodhuesit paguajnë për furnizim, burimet e rinovueshme shpërdorohen
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga......

IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të......

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......

Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një......