IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të teknologjisë. Ata theksojnë se ky hendek jo vetëm vazhdon, por po thellohet.
Shifrat e raportit të fundit tregojnë se që nga viti 1996, SHBA ka dalë më mirë nga krizat e njëpasnjëshme si kriza financiare e vitit 2008, pandemia dhe transformimi i inteligjencës artificiale, duke rritur prodhimin. Ndërkohë, Evropa ka reaguar me stanjacion.
Diferencat kryesore qëndrojnë tek investimet dhe struktura ekonomike: tregu amerikan dominohet nga gjigantët teknologjikë që përvetësojnë më shpejt modelet e reja, ndërsa Evropa ka humbur momentin për të qenë protagoniste.
Edhe raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi thekson se inteligjenca artificiale është një mundësi për Evropën që të arrijë SHBA-në, por pengesat mbeten të mëdha. 95% e punonjësve evropianë thonë se i kuptojnë përfitimet e teknologjisë, por dy të tretat frikësohen se do humbin vendin e punës; 75% nuk kanë akses në mjetet inovative në vendin e punës, ndërsa një e treta nuk kanë trajnimin e duhur për t’i përdorur ato.
Ndërsa kompanitë më të mëdha evropiane integrojnë teknologjinë e re me ritme të krahasueshme me ato amerikane, firmat më të vogla hasin vështirësi të mëdha. Ato janë tre herë më pak të suksesshme sesa homologët e tyre amerikanë. Mungesa e qasjes në teknologji dhe në staf të specializuar i ka lënë pas.
Përdorimi i inteligjencës artificiale ndryshon edhe sipas sektorëve apo shteteve: Zvicra, Gjermania dhe Franca janë përpara, por Britania dallohet për strukturën sektoriale. Ndërsa Italia dhe Spanja mbeten prapa në këtë sektor.
Sipas ekspertëve, sfida më e madhe mbetet investimi. Nga viti 2013 deri më 2023, kapitali për investime në teknologji të reja në SHBA ishte 5 deri në 7.5 herë më i lartë se në Evropë. Kontinenti i vjetër ka tentuar të kompensojë diferencën me ndryshime organizative, por pa sukses. Burokracia evropiane mbetet pengesë, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme. Për të përshpejtuar zhvillimin, duhen vendime më të shpejta, guxim më i madh dhe edukim masiv teknologjik.
BE synon që deri në vitin 2030, 75% e kompanive të përdorin teknologjitë cloud dhe inteligjencën artificiale, dhe të paktën 20 milionë qytetarë të kenë aftësi të avancuara digjitale. Rritja e investimeve, mbështetja për kompanitë e mesme dhe trajnimi i punonjësve janë thelbësore për të ndjekur këtë rrugë, sugjerojnë autorët e raportit.

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......

Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një......

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, oferta 50.8 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin......

Nxehtësi, kërkesë për energji, emetime CO2 dhe kosto - Analiza në “Ilsole24ore”: Ja ndikimi i kondicionerëve në 25 vende
Të pasurit e një kondicioneri rrit mesatarisht konsumin e energjisë elektrike të një familjeje me 36–37%, me kulme deri në 57% në rajonet më të nxehta. Një......

Shqiptarët i “largohen” euros - BSH: Paketa e deeuroizimit jep efekt në pakësimin e kredive dhe depozitave në valutë
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të......

150 mijë euro financim për serat diellore - Skema e investimeve/ Nga rrjetat antibreshër, tek agroturizmi. Kriteret
Fermerët dhe agrobizneset kanë afat aplikimi deri më 30 shtator për të përfituar financim përmes Skemës së Investimeve në bujqësi. Ministria e Bujqësisë ka......

“Befason” arsimi i lartë, rriten regjistrimet/ Biznesi, shkencat natyrore dhe teknologjia, degët më të preferuara
Sipas të dhënave nga INSTAT, arsimi i lartë sjell ndryshime pozitive për vitin akademik 2024-2025. Me 122,613 studentë të regjistruar është shënuar një......