Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C në disa pjesë të Evropës. Sipas shkencëtarëve, ngrohja globale po sjell vera më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut, duke bërë që numri i zjarreve të rritet çdo vit.
Në periferi të Madridit, flakët shkaktuan një viktimë dhe dogjën disa shtëpi e ferma, por sipas autoriteteve lokale, u vendosën nën kontroll të martën. Një tjetër burrë humbi jetën në një zjarr në Shqipëri, ndërsa një punëtor sezonal hungarez 61-vjeçar dyshohet se ka vdekur nga nxehtësia gjatë mbledhjes së frutave në në Katalonjën lindore të Spanjës. Në Tarifa, në pikën më jugore të Gadishullit Iberik, pushuesit në plazh filmuan flakët dhe tymin e zi që ngrihej në kodrat mbi vilat e bardha. Më shumë se 2,000 persona u evakuuan pasi zjarri u përhap me shpejtësi. Helikopterët përdorën ujë deti për të shuar flakët.
Autoritetet në Shqipëri, Mal të Zi, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me valët e nxehtësisë ekstreme. Në Spanjë, temperaturat arritën deri në 44°C në disa rajone, sipas shërbimit meteorologjik AEMET, dhe parashikimet për reshje minimale e erëra të forta po rrisin rrezikun për zjarre. Ministria e Brendshme e Spanjës ka vënë në gatishmëri shërbimet kombëtare, ndërsa rreth 1,000 ushtarë po ndihmojnë në përballimin e flakëve. Në rajonin më të madh të Spanjës, Castilla y Leon, mbi 1,200 zjarrfikës po përballen me 32 zjarre, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, policia njoftoi se ka arrestuar një zjarrfikës në veriperëndim të Madridit, i cili pranoi se kishte shkaktuar një zjarr për të përfituar financiarisht nga shuarja e tij.
Në veri të Portugalisë, mbi 1,300 zjarrfikës, të mbështetur nga 16 avionë, po përballen me tre vatra të mëdha flakësh. Një prej tyre, në zonën e Vila Real, po digjet prej 10 ditësh.
Në Mal të Zi, autoritetet, të ndihmuara prej helikopterëve nga Serbia dhe Kroacia, arritën të vendosin nën kontroll një zjarr pranë Podgoricës të martën, ndërsa kryeqyteti ishte mbuluar nga tymi. Ndihmë shtesë pritet nga Austria, Sllovenia dhe Italia në kuadër të mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian.
Në Greqi, në pikën më jugore të Evropës, flakët detyruan evakuimin e disa fshatrave dhe një hoteli në ishujt turistikë Zakynthos dhe Cephalonia në Detin Jon, si dhe në katër zona të tjera. Në rajonin jugor të Achaia-s, një zjarr detyroi banorët e pesë fshatrave pranë një zone industriale të evakuohen, ndërsa 85 zjarrfikës dhe 10 avionë po përpiqen të mbajnë flakët larg shtëpive të qytetit të Vonicës, në perëndim të Greqisë.
Pamje të ngjashme u raportuan edhe në Turqi, ku një zjarr i madh në provincën veriperëndimore të Canakkale-s vijon të digjet, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga zona.

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......

Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një......

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, oferta 50.8 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin......

Nxehtësi, kërkesë për energji, emetime CO2 dhe kosto - Analiza në “Ilsole24ore”: Ja ndikimi i kondicionerëve në 25 vende
Të pasurit e një kondicioneri rrit mesatarisht konsumin e energjisë elektrike të një familjeje me 36–37%, me kulme deri në 57% në rajonet më të nxehta. Një......

Shqiptarët i “largohen” euros - BSH: Paketa e deeuroizimit jep efekt në pakësimin e kredive dhe depozitave në valutë
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të......

150 mijë euro financim për serat diellore - Skema e investimeve/ Nga rrjetat antibreshër, tek agroturizmi. Kriteret
Fermerët dhe agrobizneset kanë afat aplikimi deri më 30 shtator për të përfituar financim përmes Skemës së Investimeve në bujqësi. Ministria e Bujqësisë ka......

“Befason” arsimi i lartë, rriten regjistrimet/ Biznesi, shkencat natyrore dhe teknologjia, degët më të preferuara
Sipas të dhënave nga INSTAT, arsimi i lartë sjell ndryshime pozitive për vitin akademik 2024-2025. Me 122,613 studentë të regjistruar është shënuar një......

Bizneset, detyrime për shkarkimet e gazeve serrë - Monitorimi, sipas sistemit evropian. Kosto shtesë për industrinë
Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për ndryshimet klimatike” vendosin detyrime të qarta ligjore për kompanitë që prodhojnë, transportojnë ose përdorin lëndë......