“Tarifat po sjellin triliona dollarë në SHBA” - Trump kritikon parashikimet pesimiste të Goldman Sachs
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tarifat po gjenerojnë “triliona” dollarë për ekonominë amerikane, pa nxitur inflacionin. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, ai kritikoi Goldman Sachs dhe shefin ekzekutiv të saj, David Solomon, për parashikimet pesimiste. Sipas tij, Solomon duhet të “fokusohet tek të qenit DJ”, në vend që të drejtojë një institucion financiar.
Çmimet për konsumatorët në SHBA u rritën në mënyrë të moderuar në korrik, por shërbime si biletat e avionëve dhe disa mallra të prekura nga tarifat, si mobiliet, shtynë inflacionin bazë drejt rritjes më të madhe në gjashtë muajt e fundit.
Raporti i publikuar nga Byroja e Statistikave të Punës nuk ndryshoi pritshmëritë e tregjeve financiare në lidhje me Rezervën Federale, që pritet të ulë normat e interesit në shtator, mes shenjave të përkeqësimit të kushteve në tregun e punës.
Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se ndikimi i tarifave të vendosura nga Trump po vijon të ndihet, pasi bizneset vazhdojnë të shesin mallra të importuara para hyrjes në fuqi të tarifave.
Ndërsa tregjet financiare reaguan pozitivisht ndaj të dhënave, po shtohen shqetësimet mbi cilësinë e statistikave për inflacionin dhe punësimin. Këto shqetësime u rritën edhe më shumë pas shkarkimit të Erika McEntarfer, kreut të Byrosë së Statistikave të Punës, në fillim të këtij muaji, pas një raporti që tregoi rritje të dobët të vendeve të punës në korrik.
Para disa ditësh, Trump emëroi ekonomistin E.J. Antoni nga fondacioni konservator Heritage Foundation si drejtues të ri të Byrosë. Antoni është një kritik i kësaj agjencie statistikore dhe ka kontribuuar në “Project 2025”, planin e dyshimtë konservator për të ristrukturuar qeverinë federale.

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë - Prodhuesit paguajnë për furnizim, burimet e rinovueshme shpërdorohen
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga......

IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të......

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......

Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një......

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, oferta 50.8 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin......

Nxehtësi, kërkesë për energji, emetime CO2 dhe kosto - Analiza në “Ilsole24ore”: Ja ndikimi i kondicionerëve në 25 vende
Të pasurit e një kondicioneri rrit mesatarisht konsumin e energjisë elektrike të një familjeje me 36–37%, me kulme deri në 57% në rajonet më të nxehta. Një......

Shqiptarët i “largohen” euros - BSH: Paketa e deeuroizimit jep efekt në pakësimin e kredive dhe depozitave në valutë
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të......