SHBA, deficiti arrin në 291 miliardë USD - Shpenzimet tejkalojnë të ardhurat në korrik, pavarësisht tarifave
Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit me rreth 20% në korrik, duke arritur në 291 miliardë dollarë, pavarësisht se të ardhurat u shtuan me gati 21 miliardë dollarë, falë tarifave të administratës Trump. Kjo vjen pasi shpenzimet tejkaluan të ardhurat, njoftoi Departamenti i Thesarit.
Deficiti për korrikun ishte 19% më i lartë, ose 47 miliardë dollarë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj në 2024. Të ardhurat mujore u rritën me 2%, duke arritur në 338 miliardë dollarë, ndërsa kostot u shtuan me 10%, duke shkuar në 630 miliardë dollarë, shifra më e lartë ndonjëherë për korrikun.
Këtë vit, muaji i kaluar kishte më pak ditë pune sesa në 2024, ndaj Thesari shpjegoi se përshtatja e kësaj diference do të kishte rritur të ardhurat me 20 miliardë dollarë, ndërsa deficiti do të kishte qenë rreth 271 miliardë dollarë.
Të ardhurat neto nga tarifat doganore në korrik arritën rreth 27.7 miliardë dollarë, nga 7.1 miliardë që ishin një vit më parë, si pasojë e normave më të larta tarifore të vendosura nga Trump, sipas një zyrtari të Thesarit. Këto të ardhura ishin në përputhje me rritjen që u regjistrua edhe në qershor, pas një trendi ngjitës që nga prilli.
Trump është krenuar me miliarda dollarët që po rrjedhin drejt arkës së SHBA-së nga tarifat e tij, por këto taksa paguhen nga kompanitë që importojnë mallrat, dhe një pjesë e kostos zakonisht kalon te konsumatorët në formën e çmimeve më të larta.
Të dhënat nga indeksi i çmimeve të konsumit treguan rritje të çmimeve për disa mallra si mobiliet, këpucët dhe pjesët e makinave, por kjo u kompensua nga çmimet më të ulëta të benzinës në indeksin e përgjithshëm. Për 10 muajt e parë të vitit fiskal, të ardhurat nga tarifat doganore shkuan në 135.7 miliardë dollarë, një rritje prej 73 miliardë dollarësh ose 116% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se zgjerimi i të ardhurave nga tarifat do ta bëjë të vështirë për Gjykatën e Lartë të rrëzojë taksat e importit, nëse ato përballen me një sfidë ligjore.
Në total, për periudhën janar-tetor, deficiti arriti në 1.629 trilionë dollarë, 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

10 milionë euro evazion fiskal në dy vite – DPT: Subjekti tregtonte produkte blegtorale në Tiranë!
Gjatë një kontrolli të përbashkët të taskforcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në periferi të......

“Tarifat po sjellin triliona dollarë në SHBA” - Trump kritikon parashikimet pesimiste të Goldman Sachs
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tarifat po gjenerojnë “triliona” dollarë për ekonominë amerikane, pa nxitur inflacionin. Në një postim në......

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë - Prodhuesit paguajnë për furnizim, burimet e rinovueshme shpërdorohen
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga......

IA, “shpresa” e fundit e Evropës - Teknologjia e re mund të reduktojë diferencën me SHBA-në
Integrimi i inteligjencës artificiale është çelësi për të mbyllur hendekun e produktivitetit midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas ekspertëve të......

Evropa “shkrumbohet” nga zjarret - Temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të flakëve
Zjarrfikësit në Spanjë, Portugali, Greqi, Turqi dhe Ballkan janë duke luftuar me zjarret, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit ka çuar temperaturat mbi 40°C......

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë
Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë......

Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një......

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, oferta 50.8 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin......