Shqipëria Postuar më 13 Gusht 2025, 10:26

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve në zonat e banuara në Delvinë

Nga SCAN TV

Situatë kritike nga zjarret - Parandalohet përhapja e flakëve

Pas një nate të vështirë ku zjarret janë afruar pranë qytetit të Delvinës, mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë.

Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë gjatë gjithë natës kanë arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve pranë qendrave të banuara.

Ndërsa, aktualisht zjarret vijojnë në malet përreth dhe që në orët e para të mëngjesit ka nisur ndërhyrja nga ajri.

Edhe në Gramsh situata ishte kritike, por u arrit të shmangej përshkallëzimi dhe ditën e sotme vijojnë të digjen sipërfaqe pyjesh përreth qytetit.

Mësohet se flakët e zjarrit të një dite më parë dogjën 39 banesa në 6 fshatra, ku banorët tashmë janë evakuuar.

Situata paraqitet kritike edhe në qarkun e Beratit, ku në Poliçan forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat