A po merr fund recesioni ekonomik gjerman? Ekonomia e Gjermanisë shënon shifrat më të mira në vite

Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe e Evropës po shkon drejt rritjes më të fortë të PBB-së që nga viti 2022, ndërsa besimi i bizneseve, pas një periudhe të gjatë të dobët, po rikthehet më në fund.
Zyra Federale e Statistikave njoftoi javën e kaluar se ekonomia u rrit me 0,3% në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke vazhduar në të njëjtën linjë me shifrat solide të dy tremujorëve të mëparshëm.
Shifrat pozitive vijnë në një kohë kur titujt negativë për ekonominë gjermane vazhdojnë të shtohen. Volksëagen, një nga kompanitë më të njohura të vendit, po kalon nëpër shkurtime të dhimbshme të vendeve të punës — pasqyrë e një ristrukturimi mbarëkombëtar përballë konkurrencës kineze dhe sfidave të tjera globale.
Këtë verë, nivelet rekord të ulëta të ujit në lumenj kryesorë si Rini dhe Danubi kanë penguar ndjeshëm tregtinë dhe aktivitetin ekonomik, ndërsa lufta në Iran po nxit më tej rritjen e çmimeve të energjisë. Një nga arsyet e kësaj rimëkëmbjeje, megjithatë, qëndron pikërisht te mënyra si ekonomia gjermane i ka përballuar disa nga këto sfida, sidomos mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si pasojë e luftës në Iran.
Eksportet dhe baza industriale e Gjermanisë kanë nxitur rritjen e PBB: porositë e reja u rritën për të tretin muaj radhazi, duke sjellë rritjen më të fortë të prodhimit që nga fillimi i vitit 2022.
Analistët mendojnë gjithashtu se qeveria e kryesuar nga Friedrich Merz meriton një pjesë të meritës për këtë kthesë, edhe pse popullariteti i saj ra në një nivel historikisht të ulët në vitin 2026.
Planet ekonomike të qeverisë mbështeten te një program investimesh infrastrukturore prej 500 miliardë eurosh, një rritje masive e shpenzimeve për mbrojtjen dhe një paketë e gjerë reformash për të nxitur konkurrueshmërinë.
Karburantet çmime rekord, pavarësisht naftës bruto/ Në Europë kostot ndikohen nga kapacitetet e rafinimit
Perspektiva e paqes midis Iranit dhe SHBA-së i ka çuar çmimet e naftës ndjeshëm lart e poshtë në muajt e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi......
TikTok sjell komente me zë/ Përdoruesit do të mund të reagojnë me audio dhe të ndajnë më shumë foto
Seksioni i komenteve në TikTok do të bëhet shumë më kaotik.Platforma po ofron një sërë mënyrash të reja për të bashkëvepruar nën video, duke përfshirë......
Rekord karburantesh në gusht, mbi 80 mijë ton/ Rriten edhe të ardhurat doganore, 1.7 mld lekë më shumë se një vit më parë
Mbi 80 mijë ton karburante u zhdoganuan gjatë muajit gusht, duke shënuar nivelin më të lartë mujor të regjistruar deri më tani. Të dhënat bëhen me dije nga......
Tregu i pasurive të paluajtshme ndryshon ritëm/ Zonat periferike vijojnë të kenë interes më të lartë për blerje pas pandemisë
Në strukturën e tregut rezidencial të Tiranës, apartamentet vazhdojnë të jenë zgjedhja kryesore si për blerësit që kërkojnë banesë për të jetuar, ashtu edhe......
Ndotësi do të paguajë rehabilitimin e mjedisit/ Operatorët do mbajnë kostot dhe për inspektimet në terren
Operatorët përgjegjës për dëmtimin e mjedisit do të duhet të marrin masa për rikthimin e pyjeve, habitateve, ujërave apo tokës së dëmtuar dhe të përballojnë......
SHBA-Kinë, inteligjenca artificiale si shqetësim/ Përgatitje për bisedime mbi sigurinë në mesin e shtatorit
SHBA-të dhe Kina po përgatiten të diskutojnë rreziqet e sigurisë së inteligjencës artificiale gjatë një dialogu të planifikuar për në mesin e shtatorit,......
Xi Jinping në SHBA me delegacion të madh biznesi/ Vizita shans për të ofruar më shumë investime në SHBA
Presidenti Xi Jinping po përgatit një delegacion të madh biznesi për ta shoqëruar atë në vizitën e tij në Uashington. Ky vlerësohet si një veprim i pazakontë......
Roli i Bankave Qëndrore në një mjedis sfidues/ Guvernatori Sejko në 25-vjetorin e BQ të Malit të Zi
Guvernatorët dhe ekspertë të nivelit të lartë diskutuan sfidat me të cilat përballen bankat qendrore, në një mjedis të karakterizuar nga zhvillime komplekse......

