Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig Jetë dhe Albsig Invest, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të kompanive. Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për grupin, duke reflektuar filozofinë e tij të investimeve afatgjata, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave.
Qëndrueshmëri, besim dhe përkushtim
Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp, Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat Albsig ka ndërtuar zhvillimin e saj ndër vite. Ai nënvizoi se kompania ka investuar vazhdimisht në inovacion, teknologji dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit, duke e kthyer korrektësinë dhe transparencën në shtylla të pandashme të kulturës së saj të punës.
Hamzaj shtoi se vizioni i ALBSIG është të jetë një partner afatgjatë për klientët dhe institucionet financiare, duke kontribuar në forcimin e besimit në industrinë e sigurimeve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut shqiptar.
Sipas tij, rëndësia e një kompanie nuk matet vetëm me madhësinë, por me mënyrën se si ajo qëndron pranë klientëve në momentet që kanë më shumë nevojë — dhe pikërisht kjo e ka bërë Albsig një emër të respektuar në treg prej më shumë se dy dekadash.
Në fjalën e tij, Dritan Kastrati, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se rezultatet e kompanisë në trajtimin dhe pagesën e dëmeve janë një dëshmi e qartë e korrektësisë dhe seriozitetit që Albsig ka ndërtuar ndër vite.
Prej më shumë se një dekade, Albsig është lider në treg për shlyerjen e dëmeve, me mbi 150 mijë klientë të dëmshpërblyer gjatë kësaj periudhe, ndërsa vetëm vitin e kaluar 17,157 klientë përfituan dëmshpërblimin e tyre pranë kompanisë.
Ai theksoi gjithashtu se Albsig mban numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 4% të totalit të tregut, si dhe numrin më të ulët të proceseve gjyqësore, çka tregon qartësisht efikasitetin dhe transparencën në veprimtarinë e saj.
Këta tregues, shtoi z. Dritan Kastrati, janë rezultat i standardeve të larta të përgjegjshmërisë ndaj klientit, që kanë ndërtuar reputacionin e Albsig si një kompani me baza të forta financiare dhe besueshmëri të konsoliduar në tregun shqiptar dhe atë rajonal.
Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG Jetë, theksoi se kompania është sot lider në tregun e sigurimeve të jetës, me një pozicionim të qartë në vendin e parë. Ky sukses, u shpreh ai, është rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe partneriteteve të forta me institucionet financiare, të mbështetur në një shërbim korrekt dhe të dedikuar për çdo klient.
Spahiu nënvizoi se besimi i mijëra qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve në sistemin bankar është arritje e përbashkët e një ekipi të përkushtuar dhe e mbështetjes së vazhdueshme nga ALBSIG, që ka krijuar sinergji të forta mes dy kompanive.
Ai shtoi se ALBSIG Jetë do të vijojë të investojë në inovacion dhe cilësi, duke ruajtur reputacionin e një kompanie që garanton siguri, stabilitet dhe besim afatgjatë. Ndërsa Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Invest, foli për ecurinë e fondeve private të pensioneve dhe rëndësinë e tyre si mjet alternativ kursimi.
Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme të fondeve të pensioneve private që administrohen nga kompania, si dhe rëndësinë që ato po marrin si një formë alternative dhe e sigurt kursimi. Ai theksoi se Albsig Invest po udhëheq tregun me një qasje profesionale, duke siguruar kthime neto deri në 5.5% në vit për anëtarët dhe duke ofruar koston e administrimit më të ulët në treg prej vetëm 1.2% në vit.
Sipas tij, ky sukses është rezultat i besimit të anëtarëve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Grupin Albsig, që ka krijuar një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pensioneve private në Shqipëri. Korbi nënvizoi se objektivi kryesor mbetet edukimi financiar i publikut dhe zgjerimi i pjesëmarrjes në fondet e pensionit, si mënyra më e sigurt për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.
Downtown One – ikona e re e Tiranës
Në fund të takimit, Viola Sella përfaqësuese e menaxhimit të ndërtesës Downtown One, vuri në dukje rëndësinë që ka prania e emrave të rëndësishëm të sektorit financiar shqiptar, por dhe e bizneseve të tjera në këtë kompleks.
Downtown One nuk është thjesht një godinë, por një projekt që mishëron vizionin modern të zhvillimit urban dhe standardet më të larta të ndërtimit në vend. Ky kompleks përfaqëson bashkimin e inovacionit, teknologjisë dhe arkitekturës bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë ku puna, jeta dhe komuniteti bashkëjetojnë në harmoni.
Për ekipin e kantierit, ky projekt ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi e veçantë, pasi Downtown One simbolizon jo vetëm një arritje të rëndësishme në ndërtim, por edhe zhvillimin dhe potencialin e Shqipërisë për të realizuar projekte të këtij niveli.
Ndërtimi i Downtown One është bërë me përkushtim maksimal ndaj cilësisë, sigurisë dhe detajit, duke sjellë standarde të reja në ndërtim dhe menaxhim. Çdo fazë e projektit — nga ideimi deri te përfundimi — është realizuar me profesionalizëm, për të krijuar një hapësirë funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.
Një vizion për të ardhmen
Pas konferencës, gazetarët morën pjesë në një tur të organizuar në ambientet e ALBSIG, ku panë nga afër hapësirat bashkëkohore të punës, sallat e trajnimit, qendrat e komunikimit me klientët dhe zonat e dedikuara për ekipet e ALBSIG, ALBSIG Jetë dhe Albsig Invest.
Ky investim, që përfaqëson besimin e Grupit Kastrati në potencialin e tregut shqiptar, tregon se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por realitet që po ndërtohet çdo ditë në zemër të Tiranës.

Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike - Kryeministri Rama: Rritje me 57% krahasuar me vitin e kaluar
Numri i vizitorëve të huaj në sitet tona kulturore dhe historike, po njeh gjithnjë e më shumë rritje. Kryeministri Edi Rama, bën të ditur me anë të një......

“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula......

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......