“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo deklaroi se “anëtarësimi i Malit të Zi në BE është mëse i arritshëm”.
Gjatë hapjes së konferencës së parë të përbashkët për investime mes Malit të Zi dhe BE-së, të mbajtur në resortin luksoz të Luštica Bay, kreu i Komisionit Evropian vlerësoi përparimin e vendit dhe theksoi se Brukseli është i gatshëm të qëndrojë pranë Podgoricës në rrugën drejt integrimit.
“Ju jeni ambiciozë dhe kjo na pëlqen. Për këtë arsye, do t’ju mbështesim,” tha von der Leyen, duke shtuar se vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që ende nuk është vendosur plotësisht në përdorim. Ajo u bëri thirrje investitorëve të mos presin hyrjen formale të Malit të Zi në BE për të investuar, por të veprojnë tani, “sepse përndryshe dikush tjetër mund të përfitojë i pari”.
Në konferencën e fokusuar te zhvillimi i qëndrueshëm dhe inteligjent ekonomik morën pjesë dhjetëra përfaqësues nga fusha e politikës, biznesit, financave dhe mjedisit, si nga Mali i Zi, ashtu edhe nga vendet anëtare të BE-së. U prezantuan katër projekte të reja evropiane investimi në ekonominë malazeze, si dhe dhjetë memorandume bashkëpunimi në fusha kyçe të zhvillimit ekonomik dhe financiar.
Presidentja e KE-së vlerësoi reformat institucionale që ka ndërmarrë qeveria dhe nënvizoi se vendi është një destinacion gjithnjë e më i rëndësishëm për investime në turizmin e qëndrueshëm, transportin, energjinë e rinovueshme dhe digjitalizimin.
Nga ana e tij, kryeministri malazez Milojko Spajić theksoi se Mali i Zi, ndonëse një vend i vogël në përmasa gjeografike, ofron mundësi të mëdha për zhvillim. “Mungesa e grupeve etnike dominuese na ka mësuar historikisht për tolerancë, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Në mendje dhe në shpirt, Mali i Zi është tashmë pjesë e Bashkimit Evropian,” deklaroi Spajić. Ai shtoi se aktualisht janë në zbatim projekte infrastrukturore dhe ekonomike me vlerë mbi 3 miliardë euro dhe se vendi përmbush tashmë kriteret e Maastricht për anëtarësim në BE.

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......

Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë.......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1......

“Fluturojnë” eksportet kineze - Dërgesat totale rriten me mbi 8%, pavarësisht tensioneve tregtare me SHBA-në
Eksportet globale të Kinës arritën nivelin më të lartë në gjashtë muaj gjatë shtatorit, megjithëse dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u tkurrën me 27%......