Në Ksamil do të ndërtohet një pedonale e re - Lehtësi për turistët dhe banorët. 83.3 mln lekë për përmirësimin e infrastrukturës
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtim pedonale, segmenti i rrugëve “Dea – Isadora Dunkan- Alida Hysku” në Ksamil me fond limit prej 83 milionë e 333 mijë lekë.
Sipas dokumentit, në këtë projekt janë parashikuar tre rrugë që ndodhen në një zonë urbane në Ksamil. Në gjendjen ekzistuese, ato janë të amortizuara dhe degraduara, në pjesën më të madhe. Projektimi i rrugës të brendshme me asfalt përfshin ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, duke kryer shtrimin me pllakë guri një segment dhe shtrimin me shtresë asfaltike.
Qëllimi i projektit konsiston në përmirësimin e mjedisit urban, krijimin e një infrastrukture të mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit, duke qenë se është një rrugë qendrore me impakt të drejtpërdrejtë për banorët e kësaj zone. Përfituesit direkt të projektit janë banoret e zonës, si dhe pushuesit e huaj e vendas që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në këto zona turistike.
Projekti do të hartohet në përputhje me të gjitha normat dhe standartet për projektim që parashikon legjislacioni në fuqi, si dhe do të jetë me parametra europiane, thuhet në dokument. Gjithashtu, do të garantohet siguri për këmbësorët dhe për mjetet, për të shmangur problematika në lëvizje. Përfituesit e këtij projekti janë banorët dhe frekuentuesit e zonës.

“Kodi zgjedhor të adresojë çështjet kyçe” - Celibashi: Rregulla për financimin e partive nga palët e treta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike......

Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? - Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit. Bregdeti, mbi 2000 euro/metër katror
Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakton çmimet e reja të referencës në 12 qarqe......

11 centrale të rinj në prodhim - Zhvillimet e sektorit elektroenergjetik, kapaciteti total 225 MW
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e kapaciteteve të reja prodhuese në sektorin elektroenergjetik, me 11 impiante që kanë fuqi......

Bankat, më “dorëlëshuara” në kredinë për bizneset - Vrojtimi/ Lehtësojnë standardet për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme
Megjithëse bankat tregtare rezultojnë të kenë dhënë më pak kredi për qytetarët në tremujorin e tretë, të dhënat tregojnë se ato janë treguar më dorëlëshuar......

Ndërtohen më pak banesa private dhe më shumë pallate- Raporti/ Si po transformohet tregu i pasurive të paluajtshme?
Raporti më i fundit i Deloitte për Indeksin e Pronave sjell të dhëna interesante mbi zhvillimin e banesave private me një, dy apo më shumë kate në Shqipëri.......

Më shumë para’ në pleqëri! - Nga janari 2026, Gjermania ofron deri në 2000 euro shtesë për pensionistët
"Pension aktiv" quhet modeli i fundit që ka miratuar qeveria gjermane. Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension.......

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit......

Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i......