Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2025, 12:18

Bankat, më “dorëlëshuara” në kredinë për bizneset - Vrojtimi/ Lehtësojnë standardet për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme

Nga Ledina Elezi

Bankat, më “dorëlëshuara” në kredinë

Megjithëse bankat tregtare rezultojnë të kenë dhënë më pak kredi për qytetarët në tremujorin e tretë, të dhënat tregojnë se ato janë treguar më dorëlëshuar me bizneset.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit për bizneset nuk u ndryshuan për bizneset e mëdha. Por, surpriza vjen nga sektori i bizneseve të vogla dhe të mesme. Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm qasjen ndaj tyre, duke i dhënë një shtysë të re motorit të ekonomisë vendase.

Ky lehtësim vjen si pasojë e kostove më të ulëta të financimit dhe një gare të fortë mes bankave për të fituar klientë të rinj. Megjithatë, kujdesi nuk mungon,  perceptimi i rrezikut të aftësisë paguese mbetet një faktor frenues.

Në aspektin e kushteve të kredisë, bankat po aplikojnë marzhe më të larta për kreditë me rrezik, si një reflektim i tolerancës më të ulët ndaj pasigurisë.

Ndërkohë, ato kanë kërkuar edhe më shumë kredi. Bizneset me bilance të shëndosha po përfitojnë, ndërsa mungesa e kolateralit dhe historiku i dobët i pagesave vijojnë të jenë pengesa të forta për të tjerët.

Kërkesa për kredi? Në përgjithësi e qëndrueshme, por me një rritje të dukshme nga bizneset e vogla dhe të mesme që kërkojnë likuiditet afatshkurtër. Bizneset e mëdha, nga ana tjetër, po tregohen më të përmbajtura në kërkesat për investime të reja.

Bankat janë optimiste që në tremujorin e fundit të vitit, kërkesa për kredi pritet të rritet në të gjitha segmentet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat