11 centrale të rinj në prodhim - Zhvillimet e sektorit elektroenergjetik, kapaciteti total 225 MW
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e kapaciteteve të reja prodhuese në sektorin elektroenergjetik, me 11 impiante që kanë fuqi totale të instaluar prej 225 MW.
Më konkretisht, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në këtë periudhë kanë hyrë në operim 6 hidrocentrale të rinj, me një kapacitet të instaluar prej 69.23 MW. Në të njëjtën kohë, 5 centrale fotovoltaike kanë nisur prodhimin e energjisë, duke shtuar 155.98 MW të tjerë në rrjetin kombëtar.
Gjithashtu, 9 hidrocentrale, të cilat më parë kishin kontrata shit-blerjeje me Furnizuesin e Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group tashmë operojnë në tregun e lirë të energjisë, me një kapacitet total prej 26.37 MW.
ERE thekson se këto zhvillime tregojnë një dinamikë të qëndrueshme në rritjen e burimeve të reja të prodhimit të energjisë, veçanërisht nga burimet e rinovueshme, si dhe një zgjerim të mëtejshëm të tregut të lirë të energjisë në vend.
Kjo tendencë, ndjek atë të vitit të kaluar, ku përgjatë vitit 2024 hynë në prodhim gjithsej 26 impiante, me një kapacitet të instaluar prej 269.95 MW. Këtu përfshihen centralet diellore, por edhe hidrocentralet që iu shtuan kapaciteteve prodhuese në vend.
Këto kapacitete ndaheshin mes burimeve hidrike dhe atyre fotovoltaike, ku peshën dërrmuese e mbanin centralet diellore, me një total prej 255.95 MW. Këto impiante prodhuan 1.81% të energjisë elektrike totale, të prodhuar në vend.

Bankat, më “dorëlëshuara” në kredinë për bizneset - Vrojtimi/ Lehtësojnë standardet për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme
Megjithëse bankat tregtare rezultojnë të kenë dhënë më pak kredi për qytetarët në tremujorin e tretë, të dhënat tregojnë se ato janë treguar më dorëlëshuar......

Ndërtohen më pak banesa private dhe më shumë pallate- Raporti/ Si po transformohet tregu i pasurive të paluajtshme?
Raporti më i fundit i Deloitte për Indeksin e Pronave sjell të dhëna interesante mbi zhvillimin e banesave private me një, dy apo më shumë kate në Shqipëri.......

Më shumë para’ në pleqëri! - Nga janari 2026, Gjermania ofron deri në 2000 euro shtesë për pensionistët
"Pension aktiv" quhet modeli i fundit që ka miratuar qeveria gjermane. Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension.......

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit......

Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i......

4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa......

Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......