Në Himarë, prioritet infrastruktura rurale - Tender 200 milion lekë për rrugën e Athalit
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së Athalit. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 200 milionë lekë. Rruga e Athalit ka nje gjatesi totale prej 3.24 km dhe eshte projektuar me një gjerësi asfaltike 4.0 m dhe bankinë anësore. Kjo është një rrugë e kategorisë F, rrugë lokale rurale.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, rrugët kryesore në Himarë janë përgjithësisht të shtruara dhe në gjendje të mirë, ndërsa shumë rrugë dytësore dhe rurale mbeten pa shtruar ose kanë nevojë për riparime.
Këto rrugë të pashtruara mund të jenë sfiduese, veçanërisht gjatë kushteve të këqija të motit. Planet e zhvillimit të infrastrukturës së qytetit prioritizojnë përmirësimin e këtyre rrugëve për të përmirësuar aksesueshmërinë dhe sigurinë për banorët dhe vizitorët. Përmirësimi i rrjetit rrugor është thelbësor për mbështetje të turizmit dhe aktiviteteve ekonomike lokale, thuhet në dokument.
Shumë rrugë më të vogla që çojnë në fshatra dhe zona të largëta janë të ngushta dhe u mungon shtrimi i duhur, çka mund të pengojë transportin dhe logjistikën. Infrastruktura rrugore e Himarës është e rëndësishme për lidhjen e plazheve të saj dhe vendeve kulturore.
Referuar dokumentit, këto përmirësime pritet të rrisin turizmin, të lehtësojnë udhëtimet lokale dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik duke ofruar akses më të mirë në tregje dhe shërbime.

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve - Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore
Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për......

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Qytetarët mund të ndjekin online gjithë linjën që ata përshkojnë!
Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në......

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit
Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër. Sipas dokumentit, zhvillimi i......

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier
21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 3 janë ende aktive sipas......

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik......

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë
Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve......

“Banka e re Ziraat do të rrisë konkurrencën në treg” - Zefi: Qytetarët do të përfitojnë nga produkte të reja dhe ulje të normave të interesit
Pas vitesh të tëra konsolidimi, tregu bankar pritet të pësojë tashmë ndryshime të rëndësishme me dhënien nga ana e Bankës Qendrore, të miratimit paraprak për......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Strategjia 2030, “luftë” informalitetit. Rritje e shtretërve, por jo për qiratë afatshkurtra
Strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2025–2030 vendos objektiva ambiciozë për transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të......