Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2025, 12:10

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë

Nga Hamit Yzeiraj

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri -

Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve dhe gurëve të tjerë të çmuar në argjendaritë e vendit.

“Pa diskutim që kohët e fundit ka pasur një fluks të lartë të turistëve në Shqipëri duke shfaqur interes në sektorin e argjendarisë. Preferohet më shumë Serm dhe florinj që i përkasin punimeve artizanale që janë më tërheqëse për turistët e huaj,” – shprehet Sentila Kernaja, pronare e një argjendarie në Tiranë.

Jo sepse është më i lirë, por në Shqipëri fakti që argjendaritë e vendit përdorin flori 14 dhe 18 karatë në përgjithësi i bën më tërheqëse për individët që në vendet e tyre i gjejnë me karatë më të ulët.

“Arsyeja pse ata preferojnë të blejnë këtu, kryesisht vendet europiane, siç është Anglia apo Gjermania që kanë karatë më të ulët të floririt, është sepse preferojnë të marrin karatë më të lartë që e gjejnë në Shqipëri,” – tregon më tej Kernaja.

Pjesa më e madhe e turistëve që vijnë për të blerë flori në Shqipëri janë nga Britania, Gjermania, Çekia dhe Polonia. Ndërkohë që në tregjet globale vlera e arit vazhdon të rritet, pasi shihet gjithmonë si një aset i sigurt.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat