“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për negociatat me Shqipërinë lidhur me Grupkapitullin 3 “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”. Dokumenti tregon sa i linjëzuar është legjislacioni shqiptar me atë të Bashkimit Evropian për sa i përket Grupkapitullit 3, si dhe çfarë kushtesh të tjera duhet të plotësojë vendi ynë që të mbyllë negociatat për këtë grupkapitull.
Në dokument, BE thekson se Shqipëria kërkon më tepër kohë për transpozimin e Direktivës së Këshillit mbi zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë në çështjet e sigurimeve shoqërore, konkretisht deri në vitin 2056, me qëllim barazimin e moshës së daljes në pension midis burrave dhe grave. Por, me qëllim që të bëhet tani përafrimi i plotë i legjislacionit të Shqipërisë dhe atij të Bashkimit Evropian në sigurimet shoqërore, ky i fundit kërkon që barazimi të përshpejtohet, pra të mos bëhet në 2056.
BE-ja konsideron se një periudhë kaq e gjatë tranzicioni për të përafruar moshën e daljes në pension të burrave dhe grave nuk justifikohet dot dhe se një periudhë më e shkurtër tranzicioni, me rritje më të shpejta të moshës së daljes në pension të grave, është e preferueshme për t'u përshtatur me legjislacionin e BE.
Për të vendosur mbi këtë gjë, Bashkimi Evropian i ka kërkuar më tepër informacion Shqipërisë lidhur me planet dhe projektet për reformën e pensioneve, një plan të ri të kohës që duhet për përafrimin e moshës së daljes në pension dhe një vlerësim mbi ndikimin që do të ketë rritja e moshës së daljes në pension në financat publike dhe në tregun e punës.
Nga ana tjetër, për sa i përket fushave të tjera, si për shembull tatimet, BE shprehet se Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me acquis, duke përfshirë këtu Direktivën mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar. Lidhur me kërkesat e Shqipërisë për disa përjashtime nga acquis i BE-së, BE-ja nënkupton se çdo devijim nga sistemi i TVSH-së i BE-së në lidhje me bazën tatimore mund të ketë një efekt në burimet e veta të BE.
Në shumicën e kapitujve, Shqipëria ka një harmonizim të pjesshëm me legjislacionin e BE.
Megjithatë, Bashkimi Evropian ka vendosur disa piketa mbyllëse, pra disa kushte të tjera që duhen plotësuar nga Shqipëria për të mbyllur negociatat për Grupkapitullin 3. Në kapitullin për bashkimin doganor rezulton të jenë vendosur më shumë kushte se në çdo kapitull tjetër, ndjekur nga kapitulli i tatimeve, politikave sociale dhe të punësimit, si dhe kërkimi shkencor.
Sondazh

Në 4 muaj erdhën në Shqipëri 2.4 mln vizitorë/ Dominojnë vizitat nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Gjatë muajit prill, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.5 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të......

Gjermania “lulëzon” në tremujorin e parë - Ekonomia u rrit dy herë më shumë se pritshmëritë
Ekonomia gjermane u rrit ndjeshëm më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me vlerësimet e mëparshme, për shkak të zhvillimeve pozitive......

Muzeu Arkeologjik Mesjetar Lezhë, një atraksion i ri turistik pranë Kalasë - Investim me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë......

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha
Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve, të miratuara me vendim të posaçëm......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet energjia diellore, ulen humbjet në rrjetin elektrik
Rreth 2.23 mln mWh energji u prodhuan gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie me 9.8% në raport me......

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%, veçanërisht materialet e ndërtimit
Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për......

Administrata Trump “godet” Harvardin - Ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në universitet
Administrata e Presidentit Donald Trump, i hoqi Universitetit të Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë dhe po i detyron studentët e......

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona......