Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2026, 11:16

Model turk për sigurimin e buqjqësisë shqiptare? - Zv.Ministri, Guri: Po analizojmë opsionet. “TARSIM” ka rezultuar i suksesshëm

Nga Elisabeta Dosku

Model turk për sigurimin e buqjqësisë shqiptare? - Zv.Ministri,

Së shpejti, Ministria e Bujqësisë pritet të ketë gati skemën e sigurimit në bujqësi, e cila do të ofrojnë më shumë mbrojtje për fermerët dhe agrobizneset. Në një intervistë për SCAN TV, Zv. Ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, bën me dije se një nga opsionet që po merret në konsideratë është skema e turke e sigurimit në bujqësi, “Tarsim”.

“Procesi i ndryshimeve klimatike është një proces i cili nuk mund të mohohet sot. Dhe midis sektorëve të cilët kanë ndjeshmërinë më të lartë, është pikërisht sektori i bujqësisë. Është vullneti jonë që ky proces të sistematizohet. Pra ne të ndërtojmë një instrument i cili do të jetë në krah të fermerëve sa herë që ata do të kenë nevojë.  Pikërisht për këtë arsye ne kemi filluar të bëjmë një analizë të atyre të cilat janë sistemet më të mira të mbështetjes së fermerëve përmes sigurimit në bujqësi që kemi sot në Europë apo dhe më gjerë. Dhe sistemi turk, “Tarsim”, është një sistem i cili ka pasur sukses të rëndësishëm përsa i përket numrit të aplikimeve që ka bërë, pra numrit të policave të shitura, por edhe nivelit të dëmshpërblimit të bërë. Pikërisht në këtë kuadër, një grup nga Ministria e Bujqësisë, të cilin e drejtoja unë,  shkuam për të parë realisht se si funksionon ky sistem dhe sa i përshtatshëm është për tu aplikuar në Shqipëri, sigurisht duke pasur parasysh shumë elementë karakteristikë të bujqësisë shqiptare që ne kemi, por edhe faktin e objektivave që ne kemi për anëtarësimin në BE”.

Po a është skema turke, versioni më  i përshtatshëm për t’u aplikuat në Shqipëri?

“Është një sistem i cili po analizohet. Është njëri prej sistemeve që ne po marrim në konsideratë. Procesi i sigurimeve në bujqësi është një proces i cili vjen nga bashkëpunimi i të paktën tre aktorëve kryesorë. Është qeveria, fermeri po dhe institucionet e sigurimit privat.  Unë besoj se është pikërisht ky bashkëpunim, elementi mbi të cilin ne duhet të punojmë më shumë për ta bërë të mundur sepse mbi këtë nivel bashkëpunimi do të ndërtohet e gjithë skema e sigurimit në bujqësi.”

Skema synohet të jetë e aksesueshme si për fermat e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha, duke u dhënë fermerëve më shumë siguri përballë ngjarjeve të paparashikueshme që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në prodhim dhe në të ardhurat e tyre.   

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat