Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2026, 10:45

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin dhe Euron – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin dhe Euron – Sa këmbehen

Dollari amerikan edhe pse vijon të qëndrojë nën kuotën e 80 lekë ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme duke mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 78.8 lekë dhe është shitur me 80 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka pasur një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë duke u forcuar relativisht teksa është blerë sot me 92 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur zbritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke humbur pikë nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 99 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik duket i qëndrueshëm këtë fund jave duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e enjte teksa është blerë sot me 107 lekë dhe është shitur me 108 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat