Shqipëria Postuar më 2 Maj 2025, 10:04

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet e 11 majit, synohet standardizim dhe transparencë

Nga Ernilda Luzi

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumentacionit, për nxjerrjen e rezultateve për zgjedhjet për Kuvend.

“Miratohet projektudhëzimi sipas draftit të paraqitur së bashku me modelet e dokumentacionit që do të përdoret për procesin e rezultatit paraprak”

Ky udhëzim ka për qëllim të përmirësojë dhe standardizojë mënyrën e mbledhjes, administrimit dhe publikimit të rezultatit paraprak të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe të miratojë modelet përkatëse të dokumentacionit që përdoren për nxjerrjen e rezultateve.

Sipas KQZ, përcaktohen me detaje të gjitha etapat teknike dhe institucionale për përpunimin e të dhënave të zgjedhjeve, qoftë për votimin brenda vendit, qoftë për atë nga jashtë vendit, përmes përdorimit të aplikacioneve kompjuterike dhe garantimit të saktësisë së të dhënave. Gjithashtu, rregullon procedurat për verifikimin dhe publikimin dinamik të rezultateve paraprake në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.

Udhëzimi është përpiluar në 10 nene, të cilat përshkruajnë në mënyrë të detajuar qëllimin, informacionin që dërgon elektronikisht KZAZ-ja dhe KANVVJ-ja, në KQZ, përmbajtjen e informacionit për rezultatet paraprake të zgjedhjeve, kushtet që duhet të plotësojë aplikacioni kompjuterik për hedhjen, transmetimin dhe publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve për votimin brenda vendit dhe jashtë vendit.

Ndërkohë është e përcaktuar qartësisht dhe përgjegjësia për përcjelljen e informacionit në KQZ, mënyrën e dërgimit të informacionit për rezultatet nga KZAZ-ja dhe KANVVJ-ja, në KQZ, publikimin e informacionit për rezultatet paraprake, prodhimin dhe administrimin e modeleve të dokumenteve për rezultatet, si dhe dispozitat e fundit, theksoi KQZ.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat