Ministri Vengu ndan informacionet mbi zjarret/ Rreth 1 mijë forca nga toka, 4 helikopterë dhe 1 avion nga ajri
Vatrat e zjarrit në Shqipëri vijojnë të jenë aktive ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, publikoi informacionet e fundit, nga aksionet se ku po operohet në 15 zonat problematike.
Duke i shoqëruar me pamjet e operacionit të helikopterëve, Vengu nënvizon se forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive. Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair Italian.
Por, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar.
“Në parkun kombëtar të Lurës,i zhvilluar në vatra të mëdha në drejtim të fushës së Pelave, ku nuk rrezikohen banesa, dhe në kahun lindor të Gur-Lurës ku ka pasur shtrirjen më madhe duke kaluar fushën e pllajës, dhe mbi fshatin Sitë të njësisë administrative Arras. Në Terren janë angazhuar mbi 54 forca të strukturave operacionale,”- sipas AKMC.
Ndër të tjera, edhe në fshatin Zallgjocaj, të bashkisë Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit, me një shtritje mbi 14 km. Gjithashtu, edhe në Qafë-Buall në Bulqizë, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, ndërsa operacionet për shuarjen e tij, kanë ndihmuar që të minimizohen përhapjet e flakëve. Por si shihet situate në jug të Shqipërisë?
“Në fshatarat Piqeras dhe Sasaj, vatrat janë kthyer problematike gjatë natës, ku rrezikoheshin banesat, dhe u bë i mundur evakuimi i banorëve. Në terren u angazhuan 9 mjete zjarrëfikëse, 1 ambulancë, helikopterët e forcës ajërore dhe avionic Canadair Italian, i mundësuar nga Mekanizmi Europian i mbrojtjes civile,”- sqaroi AKMC.

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton
Çmimi i një apartamenti në Shqipëri nuk përcaktohet vetëm nga ndërtimi, cilësia apo arredimi, por më së shumti nga vendndodhja. Të dhënat më të fundit për......

Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra
Shqipëria po përballet prej vitesh me një rënie të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në raportet statistikore të......

Qiratë në qendrat e qyteteve evropiane/ Si kanë ndryshuar çmimet që nga viti 2020?
Çmimet marramendëse të qirave në qendrat e qyteteve në të gjithë Evropën vazhdojnë të rriten, me vetëm pesë qytete evropiane që kanë qira mesatare nën 2,000......

576 mln lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë/ ARRSH hap tenderin, synohet lehtësimi i trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë......

Samsung bashkëpunon me Tesla-n/ Marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh për furnizimin me çipe
CEO i Tesla-s, Elon Musk, tha se kompania ka nënshkruar një marrëveshje furnizimi me çipe prej 16.5 miliardë dollarësh me Samsung Electronics. Ky partneritet......

BE ofron automjete të blinduara për Shqipërinë/ Rreth 15 mln euro për të mbështetur Forcat e Armatosura
Bashkimi Evropian do t'i ofrojë 15 milionë euro Shqipërisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura. Kjo ndihmë......

Mbi 5500 vende të lira pune/ Ministri Gonxhja: Mundësi konkrete punësimi në gjithë vendin
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale se, janë të hapura mbi 5500 vende të lira......

AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e Fëmijës në Bashkinë Shkodër
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dhënë në përdorim një automjet transporti (furgon, i cili do të përdoret për......