Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 12:38

“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin” - Reforma e inspektimeve, Sula: Ligji është përafruar me BE

Nga Fabjona Pasho

“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin”

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një tryezë me inspektoratet e varësisë. Në fjalën e tij, Sula tha se synohet përmirësimi i standardeve të kontrollit dhe mbrojtja e konsumatorit, si element të rëndësishëm për procesin e integrimit.

“Përmirësimi i standardeve dhe mbrojtja e konsumatorëve thelbësor për përmbushjen e kushteve të BE.

Reforma e sistemit të inspektimit, e rëndësishme për burime njerëzore cilësore dhe për të forcuar kontrollin e standardeve në vend.

Kur sistemi i inspektimit funksionon mirë, rritet besimi të institucionet, garantohet siguria dhe mbrohen të drejtat e qytetarëve.

Kur nuk funksionon sistemi sipas standardeve, dëmtohet besimi, krijohet hapësira për informalitet , abuzim dhe rrezik për interesin publik. Kjo vendos përgjegjësi mbi ne si trupë inspektuese. Ligji është kryesisht i përafruar me BE, problem është zbatimi real dhe i njëtrajtshëm i ligjit. Ligji i ri për inspektimin vendos një standard të ri për funksionimin e sistemit të kontrollit publik në vend, krijon kornizë të qartë përgjithësisht  metodologjinë dhe transparencën në aktivitetin inspektues”, tha Sula.

Sula shtoi se reforma synon transformimin nga një sistem i fragmentuar drejt një sistemi me standarde të unifikuara.

Këtë të mërkurë Sula përmbylli ciklin e takimeve me institucionet e varësisë, të cilët I ka këshilluar të bëjnë me integritet punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat