Shqipëria Postuar më 1 Prill 2026, 11:23

Sektori i “mikpritjes”, më problematiku për informalitetin - Inspektoriati shton kontrollet në hotele, bare dhe restorante

Nga Diamila Leka

Sektori i “mikpritjes”, më problematiku për informalitetin
Sektori i hoteleve, bareve dhe restoranteve ka qenë në qendër të kontrolleve të Inspektoriatit të Punës gjatë vitit 2025. Të dhënat tregojnë një rritje të qartë të inspektimeve, nga 3,305 në vitin 2024 në 3,784 në vitin 2025, ose rreth 480 kontrolle më shumë brenda një viti.

Ky sektor, i njohur si HBR, përfshin aktivitetet e mikpritjes dhe shërbimit ushqimor dhe rezulton të jetë fusha me peshën më të madhe të ndërhyrjeve inspektuese. Sipas analizës, numri i lartë i bizneseve, qarkullimi i shpeshtë i punonjësve dhe niveli i lartë i informalitetit e bëjnë këtë sektor ndër më problematikët në tregun e punës.

Paralelisht, inspektimet kanë evidentuar edhe problematika në deklarimin e pagave. Në total, janë identifikuar 1,204 punëmarrës të siguruar me pagë minimale. Nga këta, 154 raste i përkasin sektorit të hoteleve, bareve dhe restoranteve, ndërsa në total ky sektor paraqet deri në 171 punëmarrës me problematika të evidentuara, duke mbajtur vendin e parë për shkelje. Të dhënat konfirmojnë se HBR mbetet një nga sektorët me risk më të lartë dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.

Në përfundim, Inspektoriati i Punës thekson se sektori i hoteleve, bareve dhe restoranteve, së bashku me ndërmarrjet prodhuese, do të vijojnë të jenë prioritet për kontrolle, me fokus formalizimin e marrëdhënieve të punës dhe respektimin e pagës minimale. Rritja e inspektimeve dhe evidentimi i mbi 1 mijë rasteve me pagë minimale tregojnë sfidat që mbeten në luftën kundër informalitetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat