Më pak pritje për qytetarët - ASHK: 24 shërbime kadastrale ofrohen brenda një dite

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se 24 shërbime kadastrale mund të përfitohen brenda 24 orëve, përmes procedurës së përshpejtuar. Ky shërbim synon të lehtësojë ndjeshëm aksesin e qytetarëve në dokumentacionin e nevojshëm dhe të reduktojë kohën e pritjes për marrjen e shërbimeve.
Ndërkohë sipas njoftimit, për të gjitha shërbimet që përfshihen në këtë procedurë, qytetarët mund të pajisen me dokumentacionin e kërkuar brenda një dite, duke filluar nga momenti i konfirmimit të pagesës nga ana e qytetarit. Ky proces i përshpejtuar u jep mundësi individëve të kenë akses më të shpejtë në dokumentacionin kadastral, i cili u shërben për procedura të ndryshme ligjore, ekonomike apo administrative.
Aplikimi për këto shërbime kryhet online përmes portalit “e-Albania”. Qytetarët duhet të përzgjedhin shërbimet që kanë kodin “PP” përpara emërtimit, i cili identifikon procedurën e përshpejtuar.
Nga ana tjetër, ndër shërbimet që përfshihen në këtë kategori janë një sërë dokumentesh dhe vërtetimesh të rëndësishme kadastrale, si: dokumentet e pronësisë, verifikime juridike të pronës, dokumente tekniko-ligjore.
Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën apel qytetarëve që gjatë aplikimit të plotësojnë me saktësi të gjitha të dhënat në formularin elektronik në formatin PDF. Çdo pasaktësi apo mungesë dokumentacioni mund të ndikojë në afatin e përpunimit të kërkesës, thekson ASHK.
Kjo nismë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit në administratën shtetërore.
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit lehtë në mars - Ndikoi përmirësimi i besimit në sektorin e tregtisë
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit lehtë me 0.6 pikë në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja u ndikua kryesisht nga përmirësimi i......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan pas rritje që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure duke u blerë me 82.2 lekë......
BE rikthen masat antikrizë? - Nga kufizimi i çmimeve, tek taksat mbi fitimet e papritura të kompanive
Bashkimi Evropian po shqyrton rivendosjen e masave të krizës energjetike që përdori në vitin 2022 kur Rusia uli furnizimet me gaz, për të adresuar......
“Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda dy javësh” - Presidenti Trump do të mbajë një fjalim drejtuar kombit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta në Iran do të përfundojë "shumë shpejt", duke dhënë një afat kohor prej dy deri në tre javësh, ndërsa......
Popullsia e Italisë ndalon tkurrjen pas 12 vitesh - Statistikat zyrtare, gjithshka u arrit falë migrimit
Popullsia e Italisë është stabilizuar pas 12 vitesh rënie, me imigracionin që pothuajse tërësisht kompenson një numër në rënie të lindjeve, ndërsa......
Çmimet e naftës bien pas deklaratave të Trump - Pasiguria në Lindjen e Mesme i mban tregjet në ankth
Nafta ra me më shumë se 3% të mërkurën, duke përmbysur fitimet e mëparshme, ndërsa paqëndrueshmëria e vazhdueshme në Lindjen e Mesme shqetësoi tregjet edhe......
Shqipëria digjitale, Nancy VanHorn: Siguria kibernetike nuk është zgjedhje, është çështje themelore
Digjitalizimi i shërbimeve është një zhvillim kolosal për Shqipërinë, por që vjen së bashku me rreziqet e hakerimit. Përdorimi i teknologjisë amerikane në......
“Heqja e taksës së qarkullimit nga nafta kushton 4 herë më shumë”/ Rama: Kompani shtetërore për mbrojtjen e konsumatorëve
“Tregu i hidorkarbureve do të transformohet nëpërmjet një kompanie shtetërore nafte”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në asamblenë e Partisë......


