Shqipëria Posted on 2025-12-09 13:51:00

Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE: Likujdim me këste dhe reduktim i kamatave për detyrimet e prapambetura

From Ola Mitre

Mbi 2500 aktmarrëveshje për borxhet e energjisë - OSHEE:

OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 2500 aktmarrëveshje të lidhura gjatë këtij viti. 

Nga këto, 131 aktmarrëveshje i përkasin kategorive me status të veçantë, si pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të cilët përfitojnë këstin e lehtësuar prej vetëm 1,200 lekësh në muaj.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e qytetarëve ka përfituar edhe nga skema e reduktimit të kamatëvonesës. 1,848 familje kanë përfituar nga ulja prej 70% e kamatëvonesës, e cila aplikohet për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2023.

Sipas skemës aktuale që po aplikohet nga OSHEE Group, pagesa e borxhit realizohet përmes kësteve fikse mujore, paralelisht me faturën mujore të konsumit të energjisë. Për familjarët që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe pensionistët, kësti mujor është 1,200 lekë, ndërsa për pjesën tjetër të familjarëve 2,800 lekë.
Ndërkohë, për bizneset, pagesat përcaktohen sipas vlerës së debisë dhe mund të shtrihen deri në 120 këste mujore.

Paralelisht me aktmarrëveshjet, OSHEE ka miratuar edhe një skemë tjetër të posaçme për reduktimin e kamatëvonesës. Familjarët që zgjedhin ta shlyejnë detyrimin njëherësh përfitojnë 70% ulje të penaliteteve, ndërsa klientët jo familjarë përfitojnë 100% falje të kamatëvonesës. Kushti për përfitimin nga këto lehtësime është likuidimi i detyrimeve të krijuara gjatë vitit 2024 dhe në vijim.

Nënshkrimi i aktmarrëveshjeve realizohet pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, ndërsa skemat e miratuara mbulojnë detyrimet e akumuluara deri në fund të vitit 2023.

 

Live TV

Latest news
All news

Most visited