Mbi 2 milionë ton mallra të përpunuara në 6 muaj/ Eksportet në Portin e Durrësit shënojnë rritje prej 39%

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se mbi 2 milionë ton mallra janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke konfirmuar rritjen e aktivitetit tregtar në portin më të madh të vendit.
Sipas të dhënave, në periudhën janar- qershor janë përpunuar gjithsej 2 milionë e 57 mijë e 526 ton mallra, ose 7.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga volumi i përgjithshëm, 1 milion e 430 mijë e 236 ton i përkasin importeve. Ndërkohë, eksportet kanë shënuar rritje duke arritur në 627 mijë e 290 ton, ose 39% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Në Terminalin e Konteinerëve u përpunuan 1 milion e 285 mijë e 258 ton mallra të konteinerizuara, me një rritje prej 32.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Brenda këtij segmenti, importet u rritën me 20%, ndërsa eksportet me 70%.
Për sa i përket përpunimit të konteinerëve, gjatë gjashtëmujorit u përpunuan 132 mijë e 939 TEU, nga të cilat 67 mijë e 530 TEU importe dhe 65 mijë e 399 TEU eksporte. Ky tregues paraqet një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Terminalin e Trageteve, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit u realizuan 448 lundrime, përmes të cilave u përpunuan 236.683 pasagjerë dhe 102.313 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, këta tregues shënuan një ulje prej rreth 2%.
Të dhënat tregojnë një rritje të vazhdueshme të volumit të mallrave që kalojnë përmes Portit të Durrësit, duke forcuar rolin e tij si nyja kryesore e transportit detar dhe e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.
Rritja e volumit të mallrave që hyjnë dhe dalin nga vendi përmes Portit të Durrësit reflekton intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe kërkesën në rritje për transportin detar. Porti i Durrësit mbetet pika më e rëndësishme hyrëse dhe dalëse për mallrat në Shqipëri, duke përballuar pjesën dërrmuese të trafikut detar të vendit.
Expansion of oil extraction/ Albpetrol seeks investor for Gorisht-Kocul field, application deadline until November 2
The state-owned company Albpetrol has officially opened the competition for the selection of a company that will develop and produce hydrocarbons in the......
The fires are also "burning" the European economy / Damages exceed 3 billion euros. Ash covers almost 5 million hectares
The economic cost of the fires and heatwaves that have hit Europe has already reached over €3 billion. Almost 5 million hectares have been destroyed by fires......
"AI, a vital opportunity for developing economies"/ World Bank: They will achieve in a decade what could take a century
Artificial intelligence (AI) could enable developing countries to achieve within a decade what would normally take a century if governments act quickly to......
July, record heat in France/ The average temperature across the country reached 24.9 degrees Celsius
July was the hottest month ever recorded in France since record keeping began in 1900, national weather agency Meteo France said. According to the agency,......
Works on the Kashari overpass, ARRSH announces traffic restrictions on the Tirana-Durrës highway
The Albanian Road Authority (ARRSH) has announced that temporary traffic restrictions will be imposed on the Durrës-Tirana highway on August 6 and 7, 2026,......
Industria e mbrojtjes, ministri Ermal Nufi zhvillon takim me homologun italian Guido Crosetto në Romë
Romë, Itali, 4 Gusht 2026 - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, z. Guido......
EXCLUSIVE/ The Government activates the procedure for the cancellation of the Vlora Airport contract
The Ministry of Infrastructure and Energy has initiated procedures for the termination of the concession contract of the Vlora International Airport. SCAN......
AKSK: 14.6 million attempted cyber attacks on information infrastructures in the first half of 2026
During the first half of 2026, January–June, a total of 14,628,595 cyberattack attempts were recorded against the infrastructures of the Albanian cyber......


