Marrëveshja Shqipëri-Izrael, ja armët që do të blihen, 3 kontrata për helikopterë, mortaja dhe sisteme të vetëkomanduara
Është publikuar në Fletoren Zyrtare, marrëveshje e bashkëpunimit Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Sipas saj pala jonë synon forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak për ta bërë kapacitetin mbrojtës shqiptar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Bashkëpuni strategjik me Izraelin është materializuar fillimisht në tre kontrata me të cilat parashikohet të blihet armatim izraelit i cili gjithashtu do të montohet nga vetë izraelitët.
Në marrëveshjen e parë e emërtuar ATMOS, ndryshe Sistem i armatimit të vetëkomanduar të montuar në automjet do të blihen topa obuz lëvizës 155 milimetër, me kalibër 52. Në marrëveshjen e dytë të quajtur SPEAR – do të blihen sisteme mortaje 120 milimetër të montuar dhe në marrëveshjen e tretë të njohur si Sistemi “Kuadkopter” që janë një lloj helikopterësh parashikohet që produktet dhe sistemet e kuadkopterëve të montohen duke përjashtuar vetëm 10 platformat e para.
Kjo marrëveshje është në zbatim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më 26 qershor 2023 në Tel Aviv, duke shënuar fillimin e një partneriteti të ri strategjik në fushën e mbrojtjes. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë angazhohet të integrojë dhe zhvillojë në vend kapacitete të reja mbrojtëse, me mbështetjen teknike dhe monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.
Për zbatimin e marrëveshjes parashikohet të krijohet një Komitet Monitorimi dypalësh që vlerëson periodikisht ecurinë e saj.

BE, importet e gazit në rënie/ Shkak, ndalimi i tranzitit rus dhe rritja e dërgesave të LNG-së nga SHBA
Importet e gazit përmes tubacioneve në Bashkimin Evropian ranë me 9% në krahasim me vitin e kaluar gjatë gjysmës së parë të 2025-s. Sipas analizës së fundit,......

Shqipëria regjistron rritjen më të madhe të trafikut ajror në Europë/ Rreth 160% fluturime komerciale më shumë se para pandemisë
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......

Trump dhe Starmer nënshkruajnë marrëveshjen/ Investimet rekord rrisin shqetësimet mbi varësinë e Britanisë nga SHBA
Për kryeministrin britanin Keir Starmer, sigurimi i investimeve rekord nga SHBA justifikoi ftesën që i bëri presidentit Donald Trump për një vizitë......

Shqipëria pritëse e Forumi të 12-të BRAF: Diskutohet lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes në mediat audiovizive dhe online
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, mblidhet në Shqipëri. Diskutohet Gjuha e Urrejtjes në mediat audiovizive dhe platformat......

Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali......

Më 7 tetor nga Shqipëria nisin pagesat përmes SEPA /41 vendet europiane me të cilat kryhen transferta më të lira
Nga 7 tetori Shqipëria do të mund të nisë zyrtarisht transfertat përmes sistemit SEPA. Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar versionin e ri të listës së......

‘Rama 4’ zyrtarisht në detyrë, sot mbahet mbledhja e parë e kabinetit ministror
Pas betimit në Presidencë qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht punën. Kryeministri Edi Rama e me radhë pas tij, të 16 ministrat, u betuan para Presidentit të......

Ceremonia, ministrat e Qeverisë “Rama 4” betohen para Presidentit Begaj
Në presidencë mbahet ceremonia e betimit e ministrave të qeverisë Rama 4. Pas betimit ministrat do të përshkruajnë në këmbë rrugën nga Presidenca në......