Manja për imunitetin e Ballukut: Nuk ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi sot raportin në kuadër të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që kërkon arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Në mbledhjen e mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Manja tha se “jemi përpara një realiteti të ri juridik dhe institucional”.
“Deputetja Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si anëtare e Këshillit të Ministrave, si pasojë e ndryshimeve në qeveri në përputhje me nenet 95, 96, 98 dhe 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Për pasojë, masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Po në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe narrativa e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal, si rreziku i prishjes së provave, arratisjes apo kryerjes së një vepre tjetër penale mbetet thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja në fjalë nuk i ushtron më”, tha Manja.
Manja nënvizoi se “kjo nuk do të thotë që paraqitja e këtij raporti përpara Kuvendit është një procedurë thjesht formale. Ajo përfaqëson një përgjegjësi të drejtpërdrejtë kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe është një shprehje e respektit institucional ndaj drejtësisë, por mbi të gjitha është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë që na kanë besuar përfaqësimin e tyre”.
“Aq më tepër në një situatë kur kjo çështje, që duhet të mbetej e drejtësisë, është shndërruar në mënyrë të padrejtë në një debat të mbingarkuar politikisht në sytë e opinionit publik. Në vend të një procesi të qetë dhe të rregullt ligjor, shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik, në një tribunal mediatik që bie ndesh me standardet e shtetit të së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë”, vijoi ai.
“Për këto arsye është e domosdoshme që ne, si shumicë parlamentare, të flasim qartë: të ndajmë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor. Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në fakt, në rastin e deputetes Belinda Balluku ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë për marrjen e autorizimit për arrestim apo heqje lirie, kontroll banese apo kontroll personal, sepse nuk është një kërkesë për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë”, theksoi Manja.
Deputeti Manja theksoi se Kuvendit, po i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, efektet e së cilës janë në fuqi ndaj deputetes Belinda Balluku, siç është ndalimi i daljes jashtë shtetit, me një masë sigurimi më të rëndë, atë të arrestit, për një vepër penale për të cilën Prokuroria e Posaçme po heton që nga gushti i vitit 2024.
Sipas Manjës, zëvendësimi i masës mund të kërkohet në dy raste: kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur personi ndaj të cilit është caktuar një masë sigurimi personal nuk ka respektuar masën e vendosur nga gjykata.
“Rasti i dytë përjashtohet. Deputetja Belinda Balluku, siç provohet nga relacioni i Prokurorisë së Posaçme dhe arsyetimi, faktet dhe provat që i ka bashkangjitur, rezulton se e ka respektuar në mënyrë korrekte masën e sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit. Në vlerësimin tonë si këshill, mbetet çështja e rëndimit të masave të sigurimit për ato shkaqe që ka listuar në kërkesën e saj Prokuroria e Posaçme, të cilat kanë të bëjnë me shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e prishjes së provave, rrezikun e ikjes apo kryerjen e një vepre tjetër penale më të rëndë”, pohoi Manja.
Porti i Durrësit, përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 5’100 ton mallra
Autoriteti Portual Durrës njoftoi se ditën e hënë ka nisur përpunimi i 7 anijeve me rreth 5,100 tonë mallra dhe 2,460 njësi konteinerike në kalatat......
Standardet e BE-së për sigurinë ushqimore, diskutim me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit
Standardizimi i prodhimit dhe forcimi i sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit mbeten hapa kyç për përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropianë dhe për......
PS vendos sot për imunitetin e Ballukut - Rama flet në mbledhjen e grupit
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mbledhë sot grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve pritet që të jetë raporti i pesë anëtarëve të PS-së......
Nga formimi profesional, te sipërmarrja - AKPA: Mbi 13 mijë gra të punësuara gjatë 2025-ës
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se vijon të mbështesë fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave në Shqipëri përmes programeve konkrete......
Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga e Paundi
Kjo javë ka nisur pozitivisht për valutat kryesore pasi të gjitha kanë regjistruar këtë mëngjes një rritje të vlerës me Dollarin amerikan që është blerë sot......
Rritja e sigurimeve detare shton kostot - Primet për anijet nga mbulimi i rreziqeve të luftës janë shtrenjtuar mbi 1000%
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000% - duke rritur në......
Evropa, importuesja më e madhe e armëve në botë - Zë 33% të tregut botëror gjatë periudhës 2021-2025
Evropa është bërë importuesja më e madhe e armëve në botë gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa qeveritë reaguan ndaj kërcënimit të Rusisë dhe rënies së......
Sasi më e vogël, çmim i njëjtë? - Grekët gjejnë zgjidhjen për t’u dhënë fund mashtrimeve të tregtarëve
Epoka kur e njëjta etiketë fshihte më pak përmbajtje në një paketim mashtrues identik po i vjen fundi. Ministria greke e Zhvillimit, nëpërmjet një dispozite......


