Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 14:20

Malaj takon shefin e Misionit të FMN-së - Në fokus qëndrueshmëria ekonomike dhe reformat strukturore

Nga Edel Strazimiri

Malaj takon shefin e Misionit të FMN-së - Në fokus
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim Shefin e Misionit të Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, në kuadër të konsultimeve periodike mbi zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend.

Gjatë takimit u diskutua ecuria e ekonomisë shqiptare, e cila sipas vlerësimeve ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri dhe ritme pozitive rritjeje, pavarësisht sfidave që vijnë nga mjedisi ndërkombëtar. Në fokus të bisedimeve ishte edhe perspektiva afatmesme e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me FMN-në, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së institucionit në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike e fiskale që synojnë garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.

Nga ana e tij, Diego Cerdeiro vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të politikave të kujdesshme fiskale dhe të reformave që mbështesin një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi nevojën për vijimin e reformave strukturore që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat