Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 14:13

Nga depozitimi, te autokonsumatorët - Qeveria miraton projektligjin e ri për energjinë, Karakaçi: Do marrim financime nga BE

Nga Ola Mitre

Nga depozitimi, te autokonsumatorët - Qeveria miraton projektligjin e ri

Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, një nismë që synon përshtatjen e tregut shqiptar me zhvillimet e reja teknologjike dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi e cilësoi projektligjin si një reformë transformuese për sektorin.

“Së pari, për sa i përket rregullimit të sektorit të energjisë elektrike, e fut Shqipërinë në një koncept krejtësisht të ri, duke futur dhe duke parashikuar edhe përkufizime dhe elementë të tjerë që nuk ishin në ligjin e mëparshëm, siç është depozitimi apo storage siç quhet, apo forma të reja, agregimi për vetëkonsumatorët, që kanë shumë interes për të gjithë qytetarët dhe për bizneset, por edhe gjithë rregullimin e sektorit energjetik duke e futur në fazën e re të të aty ku ndodhet Shqipëri”, - tha Karakaçi.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas ministrit, është lidhja e projektligjit me procesin e integrimit evropian.

“Elementi i dytë që po ashtu është shumë i rëndësishëm për këtë projektligj të sektorit të energjisë elektrike është komponenti i integrimit evropian. Projektligji i sektorit të energjisë elektrike ishte detyrim i Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, por jo vetëm, ishte edhe detyrim në kuadër të groëth plan apo planit të rritjes, ku me miratimin e tij Shqipëria do të marrë dhe ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian”, - tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Karakaçi njoftoi gjithashtu miratimin e një projekti të ri fotovoltaik me kapacitet 96 MW, duke e konsideruar atë si një tjetër tregues të transformimit që po kalon sektori energjetik në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat