Pensionistët dhe të verbërit, lehtësi tatimore - Grupet e interesit: Të zgjerohet gama e përfituesve

Projektligji i cili parashikon përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për pensionistët me rezidencë të huaj dhe të verbërit e punësuar dhe vetëpunësuar është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë.
Endrit Yzeiraj, Zv.Ministër i Financave
“Projektligji synon të sjellë një ndërhyrje të matur dhe mirëtargetuar në ligjin për tatimin mbi të ardhurave për përmirësimin e mëtejshëm të politikave tatimore. Nga njëra anë projektligji synon të rrisë aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr individë si një atraksion për rezidencë për pensionistët dhe forcon mbrojtjen për kategori të veçanta të shoqërisë. Një nga përjashtimi tatimit të ardhurave personale për pensionistët me rezidencë të huaj. Projektligji adreson përjashtim për tatim nga të ardhurat personale për personat me statusin e të verbër, përfshirë ato që janë të punësuar”.
Të ftuar në komisionin parlamentar grupet e interesit, që përfaqësojnë persona me aftësi të kufizuara, janë shprehur se duhet të zgjerohet gama e përfituesve pasi drafti është përjashtues.
Abdulla Omuri, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës
“Përjashtimi për të verbrit të përfshijë të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Një nga stimujt është ky. Invalidët nuk janë barrë për shëndetin”.
Jonid Ferhati, Presidenti i Shoqatës së të Verbërve
“Togfjalshi të vetëpunësuar të vetëm, do të thotë që një individ është i vetëpunësuar dhe punëson individ të tjerë që nuk përfitojnë nga ligji për statusin e të verbërve atëherë do të thotë që kjo pikë e ligjit për këtë të vetëpunësuar të verbër bie. Kjo do të sillte regres. Kjo duhet parë. Pjesa të vetëm të hiqet dhe të shtohet të punësuar ose të vetëpunësuar”.
Ndrek Ismailaj, Kryetar i Shoqatës të Para dhe Tetraplegjikëve
“Çfarë ndryshimi ka një i verbër me një para apo tetraplegjik? Projektligji ka diskriminim. Sepse siç ka statusin i verbri kam dhe unë status. S’ju lejon konventa e OKB të bëni diskriminim të tillë”.
Stefan Paloka, Përfaqësues i “Caritas Shqiptar”
“Kjo situatë diskriminimi buron nga mënyra se si është ndërtuar ndër vute legjislacioni për personat me aftësi të kufizuar. Është rasti të rishikohet i gjithë legjislacioni dhe të kemi një lloj rrafshimi të përfitimeve që të eliminohet dsikriminimi”.
Projektligji dërgon një sinjal të qartë dhe ftesë për diasporën shqiptare, pasi ky përjashtim tatimor shërben si një instrument efikas stimulues për t’i inkurajuar ata, që vitet e pensionit t’i kalojnë në atdhe dhe nga ana tjetër nxit kategorinë e të verbërve për punësim.
Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? - Koçibellinj: Kushte më komode dhe vlerësim të arritjeve
Universitetet jopublike po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, krahasuar me ato publike. Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me......
AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj, takime derë më derë gjatë qershorit
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka nisur gjatë muajit qershor 2026 një fushatë të gjerë përkujdesjeje ndaj investitorëve të huaj që......
Numri i fermerëve u rrit me 6.1% në 2025-ën/ Statistikat tregojnë më shumë ndërmarrje aktive në vend
Numri i bizneseve në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend. Sipas të dhënave të publikuara......
Celularët, shqiptarët preferojnë numrat me kontratë - AKEP: Shtohet pajtimtarët që kërkojnë paspagim. Edhe interneti në shtëpi, rekord
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më tepër numrat celularë me kontratë me afat nga 1 vit deri në 2 vite, ndërsa paketat me parapagim po zgjidhen gjithnjë e......
Kapitali i huaj forcon pozitat në teknologji dhe turizëm/ Ndryshon harta e investitorëve. Më pak nga BE-ja, rriten vendet jashtë unionit
Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin aktive 6,884 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, duke konfirmuar praninë e konsiderueshme të kapitalit të......
Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”/ Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën......
854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale - Zyra e Komisionerit 93 hetime në shëndetësi, sistemin bankar dhe teknologji
Qytetarët kanë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e informimit 854 ankesa gjatë vitit që lamë pas që lidhen me......
Shqiptarët “të fiksuar” pas Iphone/ Apple thellon epërsinë në Shqipëri, Samsung humbet terren
Tregu shqiptar i telefonave inteligjentë po dominohet gjithnjë e më shumë nga Apple. Sipas të dhënave të publikuara nga StatCounter për muajin maj 2026,......



