Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 12:09

AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj, takime derë më derë gjatë qershorit

Nga Edel Strazimiri

AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj,

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka nisur gjatë muajit qershor 2026 një fushatë të gjerë përkujdesjeje ndaj investitorëve të huaj që operojnë në Shqipëri, përmes zhvillimit të takimeve “door-to-door” me kompani me kapital gjerman, italian, austriak, hungarez, holandez dhe zviceran.

Nisma synon forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me investitorët ekzistues, identifikimin e sfidave që ndikojnë në aktivitetin e tyre, si dhe diskutimin e planeve për zgjerimin e investimeve në vend. Fushata zhvillohet në kuadër të Programit Aftercare 2026, i cili mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ambasadat e vendeve pjesëmarrëse.

Një nga elementët kryesorë të programit është bashkëpunimi me pushtetin vendor. Në këtë kuadër, AIDA ka nënshkruar 12 memorandume mirëkuptimi me bashki në të gjithë vendin, me synim rritjen e koordinimit institucional dhe ofrimin e mbështetjes më efektive për investitorët.

Paralelisht, agjencia do të krijojë edhe një platformë digjitale të dedikuar shërbimit aftercare, e cila do t’u mundësojë investitorëve komunikim në kohë reale me institucionet, raportim të problematikave dhe ndjekje të tyre deri në zgjidhje.

Sipas AIDA-s, fushata synon të forcojë marrëdhëniet afatgjata me investitorët ekzistues, të përmirësojë klimën e biznesit dhe të nxisë zgjerimin e investimeve të huaja në Shqipëri. Programi do të shtrihet më tej edhe me investitorë nga shtete të tjera.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat