Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 12:11

Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? - Koçibellinj: Kushte më komode dhe vlerësim të arritjeve

Nga Fabjona Pasho

Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? -

Universitetet jopublike po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, krahasuar me ato publike. Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me vitin akademik 2021-2022, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë privat është rritur me 18.3%.

Aktivistja Suela Koçibellinj, rendit disa nga arsyet që ndikojnë tek kjo zgjedhje e të rinjve.

“Të rinjtë po kërkojnë disi kushte më komode dhe universitetet private I ofrojnë. Pra, mund të ofrojnë grupe më të vogla, ambiente më të ngrohta, por ndoshta edhe mjete më modern se në universitetet tona publike. Është positive që ka universitete private dhe të rinjtë kanë mundësi të zgjedhin. Këtu duhet të tërhiqet vëmendja e institucioneve se çfarë nuk po bëjnë mirë universitetet publike, Si duhet të përmirësojnë shërbimin, si duhet ti gjenden afër me ofertë dhe aktualizimit në kohë me nevojat  se si duhet të jenë kurrikulat. Një ndër arsyet pse studentët e mirë preferojnë universitetet private janë bursat e studimit. Ata I tërheqin vetë studentët e mirë. Ne në universitet shtetëror kemi masa për kategoritë vulnerable, por ekselentët nuk vlerësohen si duhet”, shprehet Koçibellinj.

Megjithatë, Koçibellinj shprehet skeptike, për disa elementë, përfshirë edhe cilësinë akademike.

“Mund të ketë edhe hapësira abuzimi sa I përket universiteteve private dhe këtu do të doja vëmendje të institucioneve shtetërore sa I përket kontrollit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimit, të mësimdhënies, të punimit shkencor dhe të mos shihen universitetet private si një mënyrë për të blerë diploma, pasi në realitetin tonë I kemi parë të tilla eksperienca, ku universittei privat shikohet si një mundësi për të mbaruar punë dhe për të pasur një diplomë. Diploma është ajo që duhet të vërtetojë dijet dhe aftësitë e tua dhe nuk mund të jetë rruga e shkurtër për të mbaruar punë. Duhet që universitetet private të kenë një rankim cilësor, por edhe kontrolle të forta”, shprehet Koçibellinj. 

Gjithashtu, sipas aktivistes, universitetet private shkojnë pranë maturantëve, i’u ofrojnë programet e tyre, i njohin me kushtet, me stafin, me orën e mësimit, ndërsa universitetet publike janë indiferente sai përket prezantimit të ofertës, si dhe kanë lidhje më të dobët me tregun e punës.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat