Konflikti mes ortakëve të Aeroportit të Vlorës - Karakaçi: Vonesat po penalizohen, mosmarrëveshjet s’mund të bllokojnë operimin

Qeveria ka nisur aplikimin e penaliteteve për vonesat e krijuara në Aeroportin e Vlorës, ndërsa garanton se vepra aeroportuale do ndërtohet dhe të jetë operacionale. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se:
“Aeroporti i Vlorës, siç thashë më, fatkeqësisht do të thoja përsa i përket qeverisë shqiptare, është bërë mediatikisht i njohur kudo. Ka një mosmarrëveshje tregtare, civile, ndërmjet dy ortakëve të tyre. Duhet të theksojmë faktin që këto ortakë kanë ardhur vetë me anë të një marrëveshje bashkimi shoqërish dhe kanë ofertuar për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës.
Ka një mosmarrëveshje tregtare ndërmjet tyre, e cila patjetër është bërë edhe publike dhe mediatike, dhe ka dhënë edhe një lloj, le të themi, impakti përsa i përket optikës dhe imazhit të këtij aeroporti. Doja të theksoja disa gjëra:
E para njëherë, unë, Ministria, gjatë gjithë kohës ka qenë shumë e kujdesshme me të gjitha komunikimet me operatorët. Pse? Normalisht ne duam që të zbatojmë kontratën koncesionare.
Megjithatë, unë i kam dërguar një shkresë së fundmi, ku i kam kërkuar në mënyrë absolute që mosmarrëveshjet tregtare civile që ato kanë me njëri-tjetrin, nuk duhet të jenë shkak për bllokimin apo mosoperimin e Aeroportit të Vlorës.
Duke i vendosur po ashtu një afat 30 ditor që të zgjidhin këtë mosmarrëveshje civile që kanë me njëri-tjetrin, dhe duke u angazhuar edhe unë si ministër dhe si ministri, që nëse kanë nevojë, edhe të ulemi e të gjejmë, t'i ndihmojmë për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Fakt është që, dhe ju e keni parë, që aeroporti ka ecur në punimet e avancuara. Pra, është ndërtuar, pista është ndërtuar dhe jemi në përfundim. Nuk mund të ta them fiks sa është makineria e punimeve, por është shumë evidente. Secili nga ju e ka parë në imazhe të bëra publike që aeroporti ka ecur mirë përsa i përket avancimit të punimeve civile. Patjetër që ne do marrim të gjitha masat e nevojshme që aeroporti të përfundojë dhe të jetë operativ sa më shpejt.
Përfundimi i tij patjetër do bëhet në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme, sipas afateve që vetë kompanitë kanë kërkuar për t'i bërë. Ndërkohë, po ashtu, element i rëndësishëm që dua ta theksoj, është fakti që për çdo ditë vonese dhe për çdo muaj vonese ka penalitete. Ne tashmë kemi lëshuar penalitetet e para, faturat e para të penalitetit për vonesat përkatëse. Por ajo çfarë është më e rëndësishme të theksojmë, është që aeroporti do të ndërtohet dhe të jetë operacional”.
Nga depozitimi, te autokonsumatorët - Qeveria miraton projektligjin e ri për energjinë, Karakaçi: Do marrim financime nga BE
Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, një nismë që synon përshtatjen e tregut shqiptar me zhvillimet e......
Banka Shqiptare e Zhvillimit, financim deri 1 miliard euro/ Malaj: Bujqësia, SME-të dhe banesat sociale, sektorë prioritarë
Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të krijohet me një kapital prej rreth 100 milionë eurosh dhe të ketë kapacitet financimi deri në 1 miliard euro. Shifrat u......
“Origjina e pronës në Zvërnec, hetim nga SPAK”/ Kryeministri Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës
Gjatë një dalje për mediat, Kryeministri Edi Rama, foli për procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Ai u shpreh se në këtë......
Pensionistët dhe të verbërit, lehtësi tatimore - Grupet e interesit: Të zgjerohet gama e përfituesve
Projektligji i cili parashikon përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për pensionistët me rezidencë të huaj dhe të verbërit e punësuar dhe......
Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? - Koçibellinj: Kushte më komode dhe vlerësim të arritjeve
Universitetet jopublike po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, krahasuar me ato publike. Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me......
AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj, takime derë më derë gjatë qershorit
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka nisur gjatë muajit qershor 2026 një fushatë të gjerë përkujdesjeje ndaj investitorëve të huaj që......
Numri i fermerëve u rrit me 6.1% në 2025-ën/ Statistikat tregojnë më shumë ndërmarrje aktive në vend
Numri i bizneseve në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend. Sipas të dhënave të publikuara......
Celularët, shqiptarët preferojnë numrat me kontratë - AKEP: Shtohet pajtimtarët që kërkojnë paspagim. Edhe interneti në shtëpi, rekord
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më tepër numrat celularë me kontratë me afat nga 1 vit deri në 2 vite, ndërsa paketat me parapagim po zgjidhen gjithnjë e......



