Likujdim me këste për borxhet e energjisë - Aktmarrëveshjet/ OSHEE: Nga korriku kanë përfituar 850 qytetarë dhe 1,000 biznese
Rreth 850 qytetarë dhe 1,000 biznese kanë përfituar nga skemat lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, sipas të dhënave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Zbatimi i aktmarrëveshjeve të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të papaguara nisi më 21 korrik dhe përfitues janë të gjithë ata abonentë familjarë dhe biznese, për detyrime të krijuara deri në 31 dhjetor 2023.
Kusht është që këta klientë duhet të kenë mbyllur detyrimet e krijuara gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim, teksa secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre. Më konkretisht, klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pensionistët mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë, ndërsa klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.
Ndërkohë që, bizneset mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë deri në 120 këste.
Paralelisht, OSHEE Group miratoi edhe skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2023. Kështu, klientët familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh. Ndërsa klientët jo familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se, deri në 31 dhjetor 2023, borxhet e klientëve familjarë ndaj OSHEE kapnin vlerën e 45.40 mld lekë, ndërsa, klientët private kishin mbledhur 11.69 mld lekë detyrime të papaguara.

Kryeministri Rama u lë detyra ambasadorëve - “Regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, objektiv kombëtar”
Shqipëria ka qindra mijëra shtetas jashtë kufijve të saj, por nuk e di saktësisht se kush janë ata, çfarë bëjnë dhe si mund të kontribuojnë. Gjatë......

Rikthehet gjallëria në shkolla - Mësuese Merita rrëfen emocionet e vitit të fundit të punës
Dita e parë e shkollës shoqërohet me emocionet e shumta të nxënësve, prindërve, por edhe mësuesve. E veçanërisht kur këta të fundit ia kanë dedikuar jetën e......

Shqipëria, pas Europës në aftësitë me të dhënat/ Vetëm 75% e shqiptarëve kanë njohuri për të kuptuar, analizuar dhe përdorur informacionin
Shqipëria regjistroi një nga nivelet më të ulëta në Europë për aftësitë bazike në informacion dhe të dhëna. Vetëm 74.6% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç......

Skemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë ulje kamatash!
Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë......

Nafta “merr hov” pas sulmeve ruse në Ukrainë - Shkak, mundësia për sanksione të reja ndaj Kremlinit
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 dollar për fuçi ditën e hënë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të javës së kaluar, të ndihmuara nga......

Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4......

Bujqësia, e “etur” për financim - Sa iu përgjigjën bankat? BSH: Në korrik u dhanë rreth 28.6% më pak kredi për këtë sektor
Kredia në bujqësi i është rikthyer sërish rënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në......

Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e......