Kryeministri Rama u lë detyra ambasadorëve - “Regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, objektiv kombëtar”
Shqipëria ka qindra mijëra shtetas jashtë kufijve të saj, por nuk e di saktësisht se kush janë ata, çfarë bëjnë dhe si mund të kontribuojnë.
Gjatë konferencës së ambasadorëve, kryeministri Edi Rama, ua la objektiv përfaqësive tona diplomatike, regjistrin e plotë të shqiptarëve nëpër botë.
“Ne jemi një vend i vogël dhe ne jemi një popull i vogël që nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për burimet tona njerëzor jashtë vendit. Nuk e kemi luksin që të mos kemi as dijeni për shqiptarët e shkolluar, për profesionistët e jashtëzakonshëm që ne kemi thuajse në të gjitha vendet e botës dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre, për praninë e tyre në një vend apo në një vend tjetër, duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. E pastaj, natyrisht me ketë dijeni, shumëçka tjetër mund të parafytyrohet dhe mund të ndërtohet, por që ne të mos kemi një databazë që pasurohet dita-ditës me profesionistët shqiptarë në territoret e mbarë botës dhe ku shumë shqiptarë shkëlqejnë e bëjnë sukses dhe nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë, po pa diskutim do ta mirëprisnim një interesim të Shqipërisë dhe patjetër që në një masë të madhe do ta mirëprisnin dhe një ftesë nga Shqipëria për të kontribuuar ndërkohë kur bota është bërë kaq e ndërlidhur saqë nuk ka më asnjë nevojë që të lëvizësh nga aty ku je për të mundur të japësh një kontribut. Është e papranueshme që ne të jemi kaq të paditur në lidhje me një kapital të jashtëzakonshëm njerëz që kemi jashtë vendit dhe ky duhet të jetë një objektiv ndër parësorët e të gjitha përfaqësive tona diplomatike.”
Kryeministri Rama theksoi se ngritja e Akademisë Diplomatike sipas modeleve më të mira evropiane është një hap shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm.
Po ashtu i tillë mbetet edhe reformimi i gjithë kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm për të rritur profesionalizmin, për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore.

Rikthehet gjallëria në shkolla - Mësuese Merita rrëfen emocionet e vitit të fundit të punës
Dita e parë e shkollës shoqërohet me emocionet e shumta të nxënësve, prindërve, por edhe mësuesve. E veçanërisht kur këta të fundit ia kanë dedikuar jetën e......

Shqipëria, pas Europës në aftësitë me të dhënat/ Vetëm 75% e shqiptarëve kanë njohuri për të kuptuar, analizuar dhe përdorur informacionin
Shqipëria regjistroi një nga nivelet më të ulëta në Europë për aftësitë bazike në informacion dhe të dhëna. Vetëm 74.6% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç......

Skemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë ulje kamatash!
Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë......

Nafta “merr hov” pas sulmeve ruse në Ukrainë - Shkak, mundësia për sanksione të reja ndaj Kremlinit
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 dollar për fuçi ditën e hënë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të javës së kaluar, të ndihmuara nga......

Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4......

Bujqësia, e “etur” për financim - Sa iu përgjigjën bankat? BSH: Në korrik u dhanë rreth 28.6% më pak kredi për këtë sektor
Kredia në bujqësi i është rikthyer sërish rënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në......

Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e......

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë,......