Librazhdi drejt transformimit, Mariglen Disha: Ja 3 projektet e zhvillimit të turizmit malor

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha ka zbuluar projektet kryesore që pritet të ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe zonat përreth. Sipas tij fokusi kryesor i bashkisë mbetet zhvillimi i turizmit malor, ndërsa paralelisht do të vijojë puna për rikonstruksionin e rrugëve kryesore në fshatra. “Fokusi është zhvillimi i turizmit malor në Shqipëri. Kemi shumë projekte të tjera që i kemi ndarë me lote. Loti i parë, i dytë dhe i tretë që janë rikonstruksioni i rrugëve kryesore të fshatrave sepse paralelisht me rikonstruksionin e rrugëve kryesorë të fshatrave unë zhvillohet dhe turizëm malor. Sot e them me plot gojën dhe qyteti i Librazhdit nuk është më qytet tranzit që njerëzit thjesht kalonin dhe iknin, në Maqedoni, Greqi, Korçë e Pogradec. Turist ke si në qytet, por edhe në të gjitha njësitë administrative. Kjo është falë punës së mirë për të bërë në lidhje me rikonstruksionin e rrugëve të fshatrave”, tha ai.
Si një rast suksesi për turizmin malor Disha përmendi fshatin turistik Fushë Studen. “Është kthyer në fshat turistik ku nga e hëna në të dielë vijnë me qindra turistë. Për vitin 2025 e vizituan rreth 192 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj. Kemi investuar falë mbështetjes së qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit rikonstruksionin e rrugës që lidhet me qendrën. Kemi investuar te liqeni i Fushë Studen një shëtitore me pistë me biçikleta, parkim dhe ambiente rekreative. Jemi në fazën e zbatimit të një zipline dhe ballkoneve panoramike që po ndërtojmë në këtë njësi”, tha kreu i bashkisë.
Një tjetër tregues pozitiv për bashkinë e Librazhdit, sipas Dishës, është edhe interesi i lartë për “Paketën e Maleve”. Ai bëri të ditur se në Librazhd janë regjistruar rreth 260 aplikime nga banorë që synojnë të investojnë në vendlindjet e tyre për zhvillimin e turizmit dhe bujtinave malore. “Është një numër i konsiderueshëm. Shumica e tyre janë banorë që kanë shprehur dëshirën, kanë sjellë projektet për të investuar në vendlindjet e tyre, çka tregon besimin që kanë tek zhvillimi i turizmit në Librazhd”, deklaroi Disha. Në kuadër të kësaj nisme të qeverisë, kryebashkiaku i Librazhdit zbuloi se një rol të rëndësishëm luan edhe komunikimi me emigrantët që jetojnë jashtë. “Ne kemi krijuar drejtorinë e diasporës për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit për tu kthyer përgjigje të gjithë ankesave e kërkesave që kanë. Në Londër organizuam për herë të “Sofra e Librazhdit”, me rreth 200 familje, ku iu bëra ftesë të gjithë atyre që kanë mundësi të vijnë dhe të aplikojnë në Paketën e Maleve. Pushtetin vendor do ta kenë mbështetje për të lehtësuar këtë proces”, tha Disha.
‘Shqipëria është një aleate e çmuar’ - Takaichi: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, vlerësoi marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tokio, duke......
Energjia në fokus të sigurisë kombëtare - Hima: Mbrojtja kibernetike e rrjeteve është jetike
Siguria e furnizimit me energji elektrike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në kuadër të sigurisë kombëtare, duke kërkuar masa të koordinuara për mbrojtjen......
Lufta ndaj rrjeteve kriminale hyn në një fazë të re - Gjermania rrit mbështetjen për Policinë e Shtetit
Forcimi i partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe rritja e mbështetjes për strukturat hetimore shqiptare ishin në qendër të një takimi të......
Rama në Tokio: Shqipëria synon të thellojë partneritetin me Japoninë, ftesë për samitin e NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama u prit me nderime shtetërore në Tokio gjatë vizitës së tij zyrtare në Japoni, ku zhvilloi një takim me homologen japoneze, Sanae......
Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 nis më 25 maj - AZHBR informon fermerët për kushtet e aplikimit
Fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitimin e subvencioneve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 duke filluar nga data 25 maj. Në prag të......
Karakaçi: Mbështetja për transportin do të vijojë, në qershor rishikohen efektet e çmimeve të karburanteve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur operatorët e transportit, ndërsa në javët e......
“Milot-Balldre, në fazën përmbyllëse” - Karakaçi: Brenda fillim qershorit shpallim fituesin e koncesionit
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që brenda fundit të majit ose......
Karakaçi: Projekti i Portit të Porto Romanos do të rishikohet pas dështimit të procedurës së dytë tenderuese
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se edhe procedura e dytë për përzgjedhjen e investitorit për ndërtimin e Portit të......


