Karakaçi: Mbështetja për transportin do të vijojë, në qershor rishikohen efektet e çmimeve të karburanteve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur operatorët e transportit, ndërsa në javët e ardhshme do të zhvillohen konsultime të reja me përfaqësuesit e sektorit për të analizuar ndikimin e çmimeve të karburanteve dhe nevojën për ndërhyrje të tjera.
Gjatë një konference për media, Karakaçi kujtoi se ekzekutivi ka miratuar së fundmi një skemë kompensimi prej 50 lekësh për litër karburant për subjektet e transportit publik, si pjesë e paketës së masave për përballimin e kostove të rritura të aktivitetit.
Sipas ministrit, vendimi u arrit pas diskutimeve mes institucioneve përgjegjëse dhe përfaqësuesve të shoqatave të transportit, me qëllim identifikimin e mekanizmave më të përshtatshëm për të lehtësuar barrën financiare të operatorëve në kushtet e luhatjeve të tregut të naftës.
Karakaçi theksoi se skema e mbështetjes do të ketë efekt që nga muaji mars, pavarësisht se miratimi i saj u bë gjatë muajit maj. Ai shtoi se në fillim të qershorit do të zhvillohen takime të tjera me shoqatat për të vlerësuar situatën e tregut, ecurinë e çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në tregun vendas të karburanteve.
“Do të analizojmë me kujdes zhvillimet e javëve në vijim dhe do të shqyrtojmë çdo mundësi për të mbështetur sektorin, nëse kushtet e tregut e kërkojnë një gjë të tillë”, u shpreh ministri.
Ai nënvizoi se tregu i energjisë dhe karburanteve mbetet i ndikuar nga faktorë të shumtë ndërkombëtarë, ndaj institucionet do të vijojnë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin me operatorët për të adresuar çdo problematikë që mund të shfaqet.
“Milot-Balldre, në fazën përmbyllëse” - Karakaçi: Brenda fillim qershorit shpallim fituesin e koncesionit
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që brenda fundit të majit ose......
Karakaçi: Projekti i Portit të Porto Romanos do të rishikohet pas dështimit të procedurës së dytë tenderuese
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se edhe procedura e dytë për përzgjedhjen e investitorit për ndërtimin e Portit të......
Edukimi i fëmijëve për rregullat e qarkullimit rrugor - Dita e dytë e AFA IV, Habilaj: Synohet ndërgjegjësimi nëpërmjet argëtimit
Në ditën e dytë të Automotive Fair Albania, në fokus ishin fëmijët. Go Karts Kids është një aktivitet edukativ dhe gjithashtu argëtues, I fokusuar tek......
'Aeroporti i Vlorës strategjik'/ Karakaçi: Shteti do garantojë funksionimin pavarësisht mosmarrëveshjeve mes aksionarëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një nga projektet më të rëndësishme......
Evazioni tatimor, rriten procedimet penale - 27.6% më shumë në 2025-ën. Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2025 kanë pësuar një rritje prej 27,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara dhe rritje prej rreth......
Matematika, një problem pa zgjidhje! Më shumë studentë në teknologji, por diplomimi më i lartë në Shëndetësi
Degët e teknologjisë, shëndetësisë dhe arsimit po shfaqin ritmet më të larta të diplomimit në universitetet shqiptare, ndërsa shkencat natyrore dhe......
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri/ Mbi 56% e studentëve në Bachelor dhe 67% në Master janë femra
Numri i nxënësve dhe studentëve në Shqipëri ka shënuar ulje gjatë vitit akademik 2025-2026. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit
Kryeministri Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me kalimin e fazës teknike të raportit IBAR, duke iu drejtuar opozitës që pretendonte se procesi i......


