Evazioni tatimor, rriten procedimet penale - 27.6% më shumë në 2025-ën. Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana

Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2025 kanë pësuar një rritje prej 27,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara dhe rritje prej rreth 14,3 % të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2024.
Të dhënat nga raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë se për këto grupvepra penale vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2024 prej 90,9 %, rritje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë prej 33,3 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 20,8 %.
Fshehja e të ardhurave është ndër veprat kryesore e cila zë 65,7 % për vitin 2025. Nga të dhënat statistikore të vitit 2025 vërehet tendenca në rritje prej 44 % e numrit të procedimeve të regjistruara për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” në krahasim me vitin 2024.
Moslëshimi i kuponit, dëftesës ose faturës tatimore dhe ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar, zë 26,4 % dhe mospagimi i taksave dhe i tatimeve zë një peshë prej 6.3% ndërkohë që në vitin 2024 ka qenë 12 %.
Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për vepra penale në lidhje me taksat dhe tatimet është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë Tiranë me 29 % e numrit total të procedimeve të regjistruara, Durrës dhe Vlorë, përkatësisht me nga 10 % të procedimeve të regjistruara, Shkodër dhe Korçë 9 % të numrit total të procedimeve të regjistruara, etj. Ndërsa numri më i ulët është në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Gjirokastër ku janë regjistruar 1 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këto grupvepra penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, tregojnë se 85,23 prej tyre janë meshkuj.
Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 10,7 % janë me arsim deri 9- vjeçar, 58,3 % me arsim të mesëm dhe 30,9 % e të pandehurve me arsim të lartë. Për këto vepra rezultojnë të marrë si të pandehur edhe 5 shtetas të huaj.
Sa i përket gjendjes shoqërore, 92,8 % e të pandehurve rezultojnë të punësuar në sektorin privat.
Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, 97 % janë të padënuar më parë, 3 % e tyre janë përsëritës për vepra penale të ndryshme.
Matematika, një problem pa zgjidhje! Më shumë studentë në teknologji, por diplomimi më i lartë në Shëndetësi
Degët e teknologjisë, shëndetësisë dhe arsimit po shfaqin ritmet më të larta të diplomimit në universitetet shqiptare, ndërsa shkencat natyrore dhe......
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri/ Mbi 56% e studentëve në Bachelor dhe 67% në Master janë femra
Numri i nxënësve dhe studentëve në Shqipëri ka shënuar ulje gjatë vitit akademik 2025-2026. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit
Kryeministri Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me kalimin e fazës teknike të raportit IBAR, duke iu drejtuar opozitës që pretendonte se procesi i......
Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri: Punojmë për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, vizitoi Japoninë. Gjatë vizitës në Tokyo, kreu i qeverisë një takim me Ligën Parlamentare të......
Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri/ Himara dhe Vlora pritet të përfitojnë nga vala e re e investimeve
Disa nga zonat më të njohura të Shqipërisë do të vijojnë të shënojnë rritje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të ardhshme. Zhvillimi i turizmit,......
Sa ndihmohen bizneset përmes kredive me interesa të ulta? - Sefa: Para se të aplikojnë, duhet të kenë plan biznesi të saktë
Qeveria shtqiptare dhe sistemi bankar kanë nënshkruar partneritetin për programin e financimit të ndërmarrjevetë vogla dhe të mesme. Kjo skemë synon të......
Falen taksat dhe tarifat e bashkive, kush përfiton? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike
Bizneset të cilat kanë detyrime vendore të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, do të përfitojnë nga ligji i faljes. Ligji për faljen dhe shuarjen e......
Rritet aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit - APD: 43.7% më shumë eksporte se një vit më parë
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se katër muajt e parë të vitit 2026 kanë sjellë një performancë pozitive për aktivitetin tregtar dhe ekonominë vendase......


