Shqipëria Postuar më 22 Maj 2026, 10:42

Falen taksat dhe tarifat e bashkive, kush përfiton? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike

Nga Elisabeta Dosku

Falen taksat dhe tarifat e bashkive, kush përfiton? - Nga detyrimet mbi

Bizneset të cilat kanë detyrime vendore të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, do të përfitojnë nga ligji i faljes.

Ligji për faljen dhe shuarjen e detyrimeve i cili ka nisur nga zbatimi, do të çlirojë subjektet nga detyrime të akumuluara ndër vite ndaj bashkive.

Por kush përfiton? Sipas ligjit, të gjitha subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore vendore, do të jenë përfituese.

Konkretisht, referuar nenit 6 të ligjit,  për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019 falet 50% e taksës apo tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.

Po ashtu,  falet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.

Por në të dyja rastet, pra nëse një biznes paguan 50-75 % të detyrimit kryesor, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij,  të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Për periudhën tatimore 2020-2024 falen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse detyrimet vendore paguhen brenda vitit 2026.

Nga ky ligj nuk përfitojnë subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore ose doganore.

Por cilat janë detyrimet vendore që bëjnë pjesë në ligjin e faljes? Ndër taksat dhe tarifat kryesore janë taksa mbi ndërtesën ; taksa mbi truallin; taksa mbi tokën bujqësore; Taksa e fjetjes në hotel; taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore; Taksa e tabelës ; Tarifa e pastrimit; Tarifa për shfrytëzimin e hapësirës publike, etj

Sipas ligjit, brenda datës 31 Janar 2027 organet përkatëse publikojnë në faqen zyrtare web të institucionit, listën e plotë të 3 mijë tatimpaguesve/subjekteve që kanë rezultuar me fshirjen/shuarjen më të madhe të detyrimeve. Në çdo rast, në listë të përfshihen të gjithë subjektet, të cilave u është fshirë detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë

 

Shqipëria 22 Maj Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri pasi ka shënuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat