Shqipëria Postuar më 22 Maj 2026, 10:40

Rritet aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit - APD: 43.7% më shumë eksporte se një vit më parë

Nga Ernilda Luzi

Rritet aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit - APD: 43.7% më

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se katër muajt e parë të vitit 2026 kanë sjellë një performancë pozitive për aktivitetin tregtar dhe ekonominë vendase nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave nga APD, gjatë periudhës janar-prill 2026 janë eksportuar në total 420.260 tonë mallra, duke shënuar një rritje prej 43.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Flukset tregtare që përpunohen përmes portit reflektojnë rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, zgjerimin e shkëmbimeve me tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e rolit të transportit detar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana tjetër, rritja e eksporteve lidhet ngushtë me dinamikën pozitive të sektorëve prodhues, logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit. Ndërkohë, zgjerimi i transportit me konteinerë po sjell më shumë efikasitet dhe kapacitete në qarkullimin e mallrave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e volumit tregtar. Përdorimi më i madh i konteinerëve ka sjellë rritje të kapaciteteve përpunuese dhe rritje të sigurisë në transportin e mallrave. Kjo ka bërë që Porti i Durrësit të përballojë flukset në rritje të tregtisë dhe të përmirësojë standardet e shërbimit për operatorët ekonomikë.

Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar dhe shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria 22 Maj Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri pasi ka shënuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat