Analiza Postuar më 22 Maj 2026, 10:12

“Boom-i” i ndërtimit çon në rekord importet e materialeve/ Bojërat dhe produktet e rifiniturës prekin nivelet më të larta në Prill

Nga Xhorxhina Deda

“Boom-i” i ndërtimit çon në rekord importet e

Aktiviteti i lartë në ndërtim, rikonstruksione dhe investime turistike po reflektohet gjithnjë e më fort edhe te importet e materialeve të ndërtimit. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit prill 2026, Shqipëria regjistroi nivelet më të larta historike të importeve si për bojrat dhe materialet ngjyruese, ashtu edhe për artikujt prej guri, çimentoje dhe materialeve të ngjashme.

Sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme, importet për grupin “Ekstraktet ngjyrosëse dhe tanike, stukot dhe mastiçet, bojrat” arritën në rreth 640 milionë lekë në prill 2026, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që prej vitit 2005. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në korrik 2025, kur importet kishin arritur në rreth 603 milionë lekë.

Në të njëjtën kohë, edhe importet e grupit “Artikuj prej guri, allçie, çimentoje, mike dhe materialeve të ngjashme” arritën rekord historik, duke u ngjitur në rreth 598 milionë lekë në muajin prill. Edhe për këtë kategori, niveli i këtij viti rezulton më i larti i regjistruar në dy dekadat e fundit.

Rritja e importeve sugjeron zgjerim të kërkesës për materiale ndërtimi dhe rifiniture, në një periudhë kur sektori i ndërtimit po vijon investimet në projekte rezidenciale, struktura turistike dhe rikonstruksione. Vetëm krahasuar me prillin e vitit të kaluar, importet e bojrave u rritën me rreth 20.1%, ndërsa materialet prej guri dhe çimentoje me rreth 3.8%.

Pas vitit 2020, importet për këto kategori kanë hyrë në një fazë të re zgjerimi. Nëse dy dekada më parë importet mujore të bojrave dhe materialeve ngjyruese rrallë kalonin 100-150 milionë lekë, sot ato po arrijnë nivele rekord prej mbi 600 milionë lekësh.

Rritja e importeve vjen në një kohë kur ndërtimi mbetet një nga sektorët më aktivë të ekonomisë shqiptare. Kjo po reflektohet drejtpërdrejt në kërkesën për materiale rifiniture, bojra dhe produkte ndërtimi, të cilat po arrijnë nivele rekord nga muaji në muaj.

 

Shqipëria 22 Maj Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri pasi ka shënuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat