Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 15:23

Projekti 110 mln euro për kanalizimet e Tiranës së Madhe/ Braçe: Vonesat, dhimbje e madhe për qytetin. Karakaçi: E kemi riaktivizuar

Nga Ola Mitre

Projekti 110 mln euro për kanalizimet e Tiranës së Madhe/

Projekti 110 mln euro i financuar nga qeveria japoneze për trajtimin e ujërave të ndotura të Tiranës po riaktivizohet. Gjatë një interpelance të thirrur nga deputeti Erion Braçe, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije arsyet që kanë çuar në vonesat shumëvjeçare për përfundimin e punimeve, por shtoi se qeveria është e angazhuar për përmbylljen e projektit madhor.

“Projekti i financuar nga qeveria bujare e popullit po aq bujar japonez, me objekt pastrimin e ujërave të ndotura të Tiranës, nënshkruar, financuar, me udhëzimin e vitit 2008, i papërfunduar edhe në vitin 2026, është një dhimbje e madhe për këtë qytet që nuk është më ai i 2008-ës, por është zmadhuar kuturu, ku ka mundur”, - tha Braçe.

​“Aktualisht ne jemi në fazën që konsulenti ka përfunduar rishikimin dhe azhurnimin e projektit teknik të detajuar, pasi siç e thashë projekti është ndërprerë në mes, dhe konsulenti tashmë ka hartuar projektin teknik të ri që përmban vijimin e punimeve të kryera deri tani dhe mbylljen e këtij procesi. Dhe jemi në fazën që konsulenti po harton dokumentat standarde të tenderit dhe shumë shpejt pritet fillimi i procedurës konkurruese për zgjedhjen e një kontraktori që do të mund të kryejë përfundimin e punimeve të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur”, - tha Karakaçi.

Paralelisht, u zhvillua edhe interpelanca që lidhej cilësinë e materialeve të ndërtimit. Braçe ngriti shqetësime, pas ngjarjes së kryeqytetit ku fasada e një pallati u dogj tërësisht, teksa Karakaçi bëri me dije se tashmë është hartuar projektligji për tregtimin e produkteve të ndërtimit, që synon krijimin e një sistemi modern dhe të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës së produkteve të ndërtimit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, sipas ministrit projektligji parashikon edhe ngritjen e strukturave përgjegjës për certifikimin, vlerësimin teknik dhe mbikëqyrjen e tregut me qëllim rritjen e sigurisë.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat