Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!
Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.
Sipas njoftimit mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.
DSH informon se vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:
· Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar
· Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar
· Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro
Sipas DSH gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.
Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.
Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike/ Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet!
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me......

Prezantohet Raporti i Vlerësimit të Performancës lidhur me Llogaridhënien për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) për Shqipërinë
Ministria e Financave, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, prezantuan Raportin e Vlerësimit të Performancës lidhur......

Rinasi, mbi 1 mln pasagjerë vetëm në qershor - Shtohen lidhjet ajrore me Francën, Spanjën dhe Qipron
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor......

Kosova, në “krah” të Shqipërisë/ Regjistrojmë rritjen më të madhe të eksporteve në gjashtë muajt e parë të vitit
Në Qershor të këtij viti, eksportet shqiptare kanë vijuar trendin pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me qershorin e......

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje? - Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë
Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në total deri në......

Situata e zjarreve në vend gjatë 24-orwve të fundit/ MM: 17 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga......

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit - 9.3% mbi bazën. Kush janë kategoritë që përfitojnë?
Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të......

Inspektoratet në “lupë”, Qeveria miraton reformën e re: Jo më inspektime surprizë, por vetëm me nivel risku të lartë!
Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh që prekin drejtpërdrejt organizimin dhe funksionimin e inspektorateve shtetërore, në kuadër të përpjekjeve......