Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 12:03

Rinasi, mbi 1 mln pasagjerë vetëm në qershor - Shtohen lidhjet ajrore me Francën, Spanjën dhe Qipron

Nga Hamit Yzeiraj

Rinasi, mbi 1 mln pasagjerë vetëm në qershor - Shtohen lidhjet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit qershor 2025, TIA ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë, një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin maj.

Gjatë së njëjtës periudhë janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.

Destinacionet më të kërkuara mbeten qytetet italiane dhe britanike, me Milanon, Londrën, Romën, Bolognën dhe Venecian që kryesojnë listën e preferencave të udhëtarëve.

Përveç rritjes së numrave, TIA ka shtuar edhe linja të reja direkte gjatë periudhës prill–qershor 2025, duke forcuar lidhjet me destinacione të reja europiane. Linjat e reja përfshijnë Nantes dhe Bordeaux në Francë, Larnaca në Qipro, si dhe Málaga dhe Malta.

Ndërkohë, aeroporti po përgatitet për fluksin e sezonit veror, ku pritet që shifrat të tejkalojnë edhe ato të vitit të kaluar. Me ardhjen e turistëve të huaj dhe udhëtimet e pushuesve shqiptarë jashtë vendit, TIA po renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror në rajon në dy vitet e fundit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat