Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 13:20

Kryetarja e AMA-s në SHBA, fokus te media dhe dezinformimi - “Kontribues të politikave për integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”

Nga Fabjona Pasho

Kryetarja e AMA-s në SHBA, fokus te media dhe dezinformimi -

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Departamentin e Shtetit.

Në fokus të takimeve kanë qenë transparenca e pronësisë së medias, transpozimi i akteve europiane në legjislacionin shqiptar dhe iniciativat ligjore për rregullimin e tregut mediatik.

Gjatë diskutimeve, Krasniqi prezantoi nismat e deritanishme të AMA-s për rregullimin e platformave të shpërndarjes së videove, si dhe sfidat që lidhen me dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe integritetin e informacionit në Shqipëri.

“Kjo vizitë i shërben institucionit tonë, i cili tashmë nuk është më vetëm një përfitues, por edhe kontribues i politikave lidhur me integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”, ka thënë Krasniqi pas kësaj vitzite.

Në Uashington, Krasniqi zhvilloi gjithashtu një ndalesë në Universitetin John Hopkins, ku u diskutuan sfidat e tregut mediatik dhe ndikimi i teknologjisë, duke ndarë eksperiencën e AMA-s në rregullimin e tregut audioviziv dhe përshtatjen me zhvillimet digjitale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat