DIVA, tatimet hapin aplikimet për kompensimin për arsimin - Administrata sqaron procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm

Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.
Administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Filing online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.
Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.
Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).
Tatimet kanw njoftuar së pritet qw e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet nëpërmjet një video udhëzuese.
Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.
Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA.
Kredia ndjek fitimin, jo zhvillimin/ Si u ndanë huatë e reja për biznesin mes sektorëve në vitin 2025?
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë e reja për biznesin arritën në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar......
Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë? - Nga vjetërisa e punës tek shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat
Këshilli I Ministrave ka miratuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar......
Ndalohet ngadalësimi i internetit nga operatorët - AKEP: Të mos favorizojnë aplikacione të caktuara dhe penalizojnë të tjerat
Një paketë rregullash të reja synojnë të ndalojnë bllokimin, ngadalësimin apo favorizimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit nga operatorët. Dokumenti......
Indeksi I shteteve përgjegjës/ Ku renditet Shqipëria? Pozicionohemi përpara shumë ekonomive të zhvilluara dhe në krye të rajonit
Indeksi i Kombit Përgjegjës (Responsible Nation Index – RNI) 2026 përfaqëson një ndryshim thelbësor në mënyrën se si matet suksesi i një shteti në nivel......
Çmimi i naftës bie me më shumë se 1% - Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë shqetësimet për furnizimin
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% këtë të hënë, ndërsa frika për një konflikt në Lindjen e Mesme u zbut pasi SHBA-të dhe Irani u zotuan të vazhdojnë......
Evropianët po pasurohen, por jo të gjithë njëlloj? - Çfarë mund të sigurojmë me të ardhurat reale të familjes
"Të ardhurat reale të familjes" janë ato që keni në të vërtetë pas taksave dhe inflacionit. Në veri të europës, çmimet e larta e bëjnë shumë më të shtrenjtë......
Aeroporti i Tiranës mbyll 2025-ën në krye të rajonit - TIA: Rekord pasagjerësh, 11.6 milionë vetëm në një vit
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar për vitin 2025 pozicionin e tij udhëheqës në rajon. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli......
Prodhuesi i baterive anulon investimet në Itali dhe Gjermani - ACC e Stellantis nuk planifikojnë më që të hapin gigafabrikat
Sipërmarrja evropiane e baterive të automjeteve Automotive Cells po pezullon planet për të ndërtuar gjigafabrika baterish në Itali dhe Gjermani, tha të......


